[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa reagon për rastin “dy milionësh”



Botapress 21 Tetor – Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojtje ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas skandalit të vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Mustafa e ka komentuar edhe kërkesën e PDK-së për dorëheqjen e ministres Bajrami.Kreu i LDK-së Në një postim në Facebook, ka thënë se ministrja Barjami, siç ka thënë ai, s’është aty për t’u dorëzuar, derisa ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë rastin.

“Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo”, ka shkruar ai pos tjerash.Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar

E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.

Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.

Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM

Menu Title