[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa përkujton Ahmet Krasniqin në 22 vjetorin e vrasjes



Botapress 21 Shtator – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar sot Kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij. Ai ka thënë se Krasniqi ishte personalist i vecantë, intelektual dhe atdhetar i shquar.

” Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore”, ka shkruar Mustafa.

Njoftimi i plotë:

“Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit.

Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.

Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi.

Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore.

Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare.

Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit.

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit!”

Menu Title