[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së, flasin për koalicionin me VV-në



Botapress 14 Dhjetor – Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.LDK-ja ka njoftuar zyrtarisht se anëtarët e Kryesisë së saj do të tubohen të shtunën në selinë e LDK-së, në orën 11:00.Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se në mbledhjen e sotme do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht Veliu.Veliu ka shtuar se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të shtohen.Takimi i djeshëm që zgjati rreth 2 orë mes kryetarit të VV’së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, nuk solli ndonjë rezultat konkret.
Të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Menu Title