.
×

Isa Mustafa: Kisha vetëm 11 këshilltarë, jo si Ramushi 35



Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se nuk i ka pasur më shumë se 11 këshilltarë në kohës sa ishte Shef i Qeverisë. Ka thënë se Ministrat dhe Zëvendëskryeministrat kanë pasur nga 5 këshilltarë.

Reagimi i Mustafës ka ardhur pasi Ramush Haradinaj ka vendosur të rrisë të punësuarit në Qeveri duka i emëruar deri 35 këshilltar për vete.

“Ditë më parë u publikua se Kryeministri i tanishëm ka vendosur ti ketë 35 këshilltarë e disa zëvendëskryeministra nga 11. Nga kabineti i kryeministrit u arsyetua se edhe qeveria e drejtuar nga LDK ka lënë pas vetes numër të madh të këshilltarëve, flitej për qindra. Ata që japin deklarata duhet ta dinë se qeveria që shkon nuk lë pas vetes asnjë këshilltar, pasi këta shkojnë me qeverinë (Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat)”, ka shkruar Mustafa në Fb.

“Në qeverinë time, Kryeministri i ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se numri tjetër prej rreth 400 të punësuarve pranë Zyrës së Kryeministrit janë punonjës të Agjencisë së Veterinarisë dhe të Institutit të Statistikës, për të cilit kishim iniciuar procedurat ligjore që të kalojnë në ministritë përkatëse. Kryetari i LDK’së ka thënë se përkrahësit e tij po i kërkojnë të mos merret me Qeverinë dhe Ramush Haradinaj, por ka vendosur të flasë për të sqaruar këto të dhëna për publikun.

“Natyrisht se nuk është çështje ime të udhëzoj Kryeministrin e tanishëm se çfarë kabineti duhet të ketë, sepse kjo i përket llogaridhënies politike të çdonjërit që ushtron funksione politike. Por, e ndjej të nevojshme të sqarojë para opinionit realitetin. Edhe pse, një numër i përkrahësve të mi po më thonë, profesor mos u merr me ta!”, ka shtuar ai.