.
×

Isa Mustafa: Hashim Thaçin e kemi quar në shtëpi më 17 Korrik!



Gjykata duhet të shpjegojë sesi deputetët do ta gjejnë mënyrën për të konstatuar Kuvendin – Zgjedhjet e jashtëzakonshme na sjellin në të njëjtën situatë ku jemi, mos edhe më të keqe – Ndërkombëtarët nuk janë indiferent ndaj këtij procesi – Jemi për aonstituim të organeve të Kuvendit dhe të Qeverisë – Shumica parlamentare, z. Thaçi e ka quar në shtëpi më 17 Korrik

Bisedoi Lirie Hajdari Bota press

Për liderin e LDK-së Isa Mustafën vendi gjendet në një situatë atipike në krahasim me vendet e tjera, Ai konsideron se kjo gjendje apo ky paradoks qëndron në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në një intervistë për Bota press, Isa Mustafa konsideron se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje, ndërkaq duke mos e përjashtuar rolin e faktorit ndërkombëtar në këtë process thotë se shumica parlamentare, z. Thaçin e ka quar në shtëpi më 17 Korrik

“Botapress”: Z. Kryetar, a vlerësoni se zgjidhja e ngërçit politik po bëhet gjithnjë e vështirë për t’u zgjidhur?

 

I.Mustafa: Ne e kemi një situatë krejtësisht atipike, në krahasim me vendet e tjera. Kemi një shumicë të fortë parlamentare, ndërkaq ka probleme me krijimin e institucioneve. Paradoksi qëndron në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili po abuzohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Gjykata duhet të shpjegojë sesi deputetët do ta gjejnë mënyrën për të konstatuar Kuvendin.

“Botapress”: A kanë mbetur zgjidhje të tjera për tejkalimin e kësaj situate, përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

I.Mustafa: Zgjedhjet e jashtëzakonshme na sjellin në të njëjtën situatë ku jemi, mos edhe më të keqe. Duhet të gjendet zgjidhja në Kuvend. Kryesuesja duhet ta thërret vazhdimin e seancës konstituive. Deputetëve duhet t’u mundësohet t’i zgjedhin organet e Kuvendit dhe pastaj Qeverinë me shumicën e votave. Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, kur kemi shumicë parlamentare.

mustafa1

“Botapress”: A mendoni se ndërhyrja ndërkombëtare për zgjidhjen e ngërçit politik po bëhet gjithnjë e më e imponueshme?

 

I.Mustafa: Shtrohet pyetja se për çfarë ndërhyrje flitet. Ndërkombëtarët nuk janë indiferent ndaj këtij procesi dhe në këtë proces.

“Botapress”: A jeni ju për zgjidhje të ngërçit politik qoftë edhe përmes kompromisit apo për zgjedhje të jashtëzakonshme në pikë të dimrit?

I.Mustafa: Jemi për konstituim të organeve të Kuvendit dhe të Qeverisë, në harmoni me Kushtetutën duke respektuar sistemin parlamentar.

“Botapress”: A do “të shkojë në shtëpi” Hashim Thaçi dhe në opozitë PDK-ja deri në fund të këtij viti?

I.Mustafa: Shumica parlamentare, z. Thaçi e ka quar në shtëpi më 17 Korrik. Fakti që asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk iu ka bashkangjitur PDK-së flet se ai nuk e ka përkrahjen e tyre. Tani kemi një shumicë e cila ka votat në Kuvend dhe PDK-në që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se PDK ka të drejtën të propozojë Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave ( të cilën nuk e ka PDK). Është një situatë absurde.