.
×

Ironizojnë ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha, të burgosurit politik grevë urie para Parlamentit



Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga grupi organizator i grevës përfaqësuar nga Agim Kollçaku dhe Agron Tale, ka nisur greva e urisë pikërisht sot para parlamentit për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për integrimin e tyre.

Të përndjekurit politikë kanë zgjedhur të nisin grevën e urisë 24 orë me 16 Tetor, si për të ironizuar ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, pasi gjendja e tyre është e mjerueshme.

Ende nuk janë hapur dosjet e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, ende persekotorët janë pjesë e politikëbërjes, ende jemi në tranzicion pa fund, ende nuk kemi gjetur varret e të ekzekutuarve tinëzisht nga Sigurimi i Shtetit, ende jemi të pa punë dhe pastrehë. Ende nuk kemi një muze ku artifaktet e diktaturës të shënojnë vendin e tyre, si cobza te vogla nga një e keqe e madhe mizore.

Për të gjitha këto të burgosurit politik kanë ndërmarre grevën e urisë paralajmëruese për të nisur një grevë pa afat me 27 Tetor, pikërisht kur u la greva e 2012, ku u dogjën disa të burgosur politikë dhe humbi jetën Lirak Bejko.

Greva e të burgosurve politik, kësaj radhe nuk ka suport politik, por një sërë kërkesash drejtuar qeverise dhe presin te takojnë ministrin Velia..!

Grevistët presin që kërkesat e tyre të merren seriozisht nga qeveria, pasi në të kundërt kërcënojnë që greva e tyre do të shndërrohet në grevë politik, dike kërkuar vetëm hapjen e dosjeve të sigurimit të Shtetit, që do të thotë kërkohen ndryshime të mëdha.