.
×

Intervista:Cilat janë ato momente kur Shkumbim Ismaili ndihet më i frymëzuar? (Foto)



Shkumbin Ismaili, një emër që të gjithë e njohin dhe admirojnë, arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu shqiptar.

Është këngëtari që ka prekur në masë zemrat e publikut shqiptarë: ka “pushtuar” toplist-at e radiove e televizioneve tona, po arrin të grumbullojë çdo ditë e më tepër klikime të shumta në Youtube dhe është e komentuar mjaftueshëm në forumet sociale.

E gjithë kjo ka ardhur falë interpretimeve të veçanta të tij.

Në këtë intervistë për gazetën “Botapress”, Shkumbini tregon për jetën e tij profesionale dhe private, gjithashtu ai tregon se ku do te jetë për festat e fundvitit. Të gjitha këto në detaje do t’i lexoni në intërvistën e mëposhtme.

Botapress: Kënga juaj e fundit është “Ora 12”, si u prit kjo këngë nga ardhuruesit tuaj?

Shkumbin Ismaili:Kënga u publikua para disa javesh dhe u prit shumë mirë nga publiku. Në Shkodër,Tiranë,Vlorë e gjithandej publiku këndonte këtë këngë bashkë më mua, që do të thotë se është pëlqyer teksti dhe kënga si terësi.

Botapress:Emri juaj dëgjohej dhe adhurohej kudo. Sa e prisnit këtë dhe çfarë ndjesish ju shkaktoi ky fakt? Shkumbin Ismaili:Në fillim të karrierës për çdo artist është kënaqesi kur të ndalin në rrugë e të kërkojnë një autograf ose një foto, por më vonë kjo bëhet pjesë e punës që bënë.

Botapress:Kënga “Ora 12” është shkruar nga ju, ka në të, një hitori të vërtetë, që ja keni dedikuar një vajze në veçanti, apo vetëm për adhuruasit tuaj?

Shkumbin Ismaili:Të gjitha këngët e mia kanë një histori dashurie por kjo nuk do të thotë që çdo këngë e imja ka të bëjë më jetën time private ose me ndonje ndodhi personale. Fabula e këngës merret nga përditshmëria.

Botapress:Cilat janë ato momente kur Shkumbini ndihet më i frymëzuar?

Shkumbin Ismaili:Skena është magjike për çdo artist. Fansat që të ndjekin dhe rethojnë në çdo eveniment. Është një kënaqësi e veçantë njëherit edhe përgjegjësi. Janë momente që të bëjnë më të përgjegjshëm për punën që bënë.

Botapress:Cili është mendimi juaj në lidhje me rrymat më të fundit që po hyjnë Kosovë në Shqipëri e vende të tjera dhe për muzikën që po krijohet?

Shkumbin Ismaili:Kompozitorët, dhe të gjithë ata që janë të kyçur në ShowBiz duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm për punën që bëjnë. Ne jemi ata që duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë kulturën tonë kombëtare. Të mos merret vetëm si çështje biznesi por edhe si përgjegjësi për brezat që vijnë. Këtë përgjegjësi duhet ta mbajnë edhe mediumet që luajnë rol të rëndësishem në këtë fushë. Ka shumë antivlera por mendoj se më kohën çdo gjë do vije në vendin e vet.

Botapress:Jeni duke përgatitur ndonjë videoklip?

Shkumbin Ismaili:Vitin që vjen mendoj të publikoj albumin tim të tretë. Sigurisht që do ketë edhe videoklip. Botapress :Gjatë kësaj kohe me çfarë jeni marrë?

Shkumbin Ismaili:Kam qenë i angazhuar në shumë koncerte dhe evenimente muzikore. Por gjithashtu jam i angazhuar për këngë të reja.

Botapress:Si do ta përshkruanit veten, çfarë tipi jeni, çfarë karakteri keni?

Shkumbin Ismaili:Karakterin na e percaktojnë të tjerët. Unë nuk kam marrë ndonjë kritike negative për sjelljet e mia qofshin ato profesionale apo private. Kuptohet që ne si persona publik duhet të jemi shembull për të tjerët. Kjo të benë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Une personalisht mundohem të jem korrekt në çdo aspekt më të gjithë.

Botapress:Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë, “më mirë mos ta kisha këtë”?

Shkumbin Ismaili:Te gjitha na i ka falur Zoti dhe sidoqëtëjenë duhet t’i pranojmë si të tilla. Unë jam falëndërues për gjithçka.

bimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botapress: Sa ju pëlqen dhe sa herë ju shqetëson,dikush mbase edhe me ndonjë sms të tepruar? Shkumbin Ismaili:Ka edhe raste të tilla por nuk janë në nivelin e” shqetësimeve”

Botapress:Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?

Shkumbin Ismaili:Kur kam kohë të lirë zakonishtë jam me familjen miqtë dhe me kolegët për të bërë një bisedë nga e kaluara e cila të gjithëve na mungon.

Botapress:Deri tani, cila është “çmenduria ” më e madhe që keni bërë?

Shkumbin Ismaili: Çdo herë dua të jem tek realja e jo tej çmendurie

Botapress:Si do ta permbyllni vitin 2014?

Shkumbin Ismaili:Ndërrimin e viteve do e pres në Shqipëri konkretisht në Reshen. Një mbrëmje e caktuar shumë më herët. Pastaj më 1 Janar do të jem në Tetovë në një mbrëmje familjare, ku jam i ftuar si mysafir special për atë mbrëmje. Pra festat do i kalojë më atmosferë punë.

Botapress: “Je këngëtar i madh por thjeshtësia jote të benë akoma më të madh”

Shkumbin Ismaili:Është e këndëshme kjo….

Botapress:Jeni i lirë të jepni një mesazh për lexuesit e gazetës “Botapress”?

Shkumbin Ismaili:Gëzuar Vitin 2015 dhashtë Zoti që shtetet shqiptare të jenë më të fuqishme ekonomikishtë që shqiptaret të mos bredhin rrugëve të Europës.Të angazhohemi për të krijuar një jetë më të sigurtë këtu në vendin tonë. Gëzuar të gjithëve shumë shëndet gëzime dhe lumturi për të gjithë. Faleminderit për intërvistën, shumë suksese dhe për ju.

shkumbimi