[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Intervista: Haki Rugova: Neve në LDK na kanë tradhtuar disa herë me marrëveshje, më së shumti PDK-ja!



Në LDK nuk është biseduar për ridizajnim të Marrëveshjes me partitë e Blokut – Posti i kryeministrit nuk është punë dëshirashAs unë asnjëherë nuk kam thënë se: Po e dua Ramush Haradinajn për kryeministër, por rrethanat kanë ndryshuar! – Unë nuk besoj në një marrëveshje me PDK-në – Zgjedhjet në LDK pasi të formohen institucionet e vendit

 

Bisedoi: Lirie Hajdari

 

 

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova vazhdon t’i qëndrojë besnik koalicionit të Blokut. Ai në një intervistë për Bota press thotë se në LDK nuk është diskutuar asnjëherë për ridizajnim të Marrëveshjes me partitë e koalicionit: “Jo deri më tash në LDK nuk është diskutuar çështja e ridizajnimit të marrëveshjes. Ne kemi pasur një takim para dy ditësh ku është biseduar për çështje të tjera, natyrisht atë aktuale politike. Ne jemi në pozicionet çfarë kemi qenë dhe vazhdojmë të jem të tilla që të konstituohet Kuvendi nga shumica parlamentare e që është themeli bazik fundamental i demokracisë. Ky është pozicioni ynë. Të shohim si do të rrjedhë situata më tutje. Nëse eventualisht shkojmë në pozicione tjera, atëherë problemi i një marrëveshje apo koalicion duhet të diskutohet, nëse krijohen raporte të tjera. Ne qëndrojmë në pozicione dhe kjo është gjë e mirë, sepse është hera e parë që një shumicë parlamentare po dëshiron të heq qafe një qeveri të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Kjo është ajo që qëndrojnë fuqishëm të gjithë akterët politikë, edhe të koalicionit edhe ata që nuk janë në koalicion.

 

 

hakir rugova 2

“Botapress”: A ka rrezik për përçarje të Bllokut për shkak të postit të kryeministrit?

 

Rugova: Nuk ka rrezik sepse nuk është diskutuar ajo çështje. Megjithatë çdo gjë shkon si çështje e marrëveshjeve.

 

“Botapress”: Megjithatë brenda LDK-së ka zëra që kërkojnë që posti i kryeministrit t’i takojë z. Mustafa?

 

H.Rugova: Po shiko, ne kemi hyrë në zgjedhje me kryeministër Isa Mustafën dhe kjo ka qenë motoja jonë, fushata jonë. Kemi dalë partia e dytë, andaj edhe vetë z. Mustafa ka konsideruar se  nuk ka pretenduar që të jetë kryeministër në qoftëse nuk ka dal si partia  e parë. Janë krijuar rrethana tjera dhe në këto rrethana është arritur një marrëveshje, ta quaj ndarja e posteve, por në esencë krejt kjo marrëveshje ka kuptimin e largimit të një qeverisje të keqe aktuale. Nganjëherë edhe akterët dhe njerëzit që do të kenë çfarëdo lloj posti në situata çfarë jemi nuk është tepër e rëndësishme. E rëndësishme është largimi i kësaj qeverisje të degraduar e cila po i sjellë dëm Kosovës çdo ditë e më shumë. Kjo është esenca, apo si ta quaj filozofia apo pjesa e projektit i cili është krijuar nga partitë që janë në një koalicion.

 

As unë asnjëherë nuk kam thënë se: Po e dua Ramush Haradinajn për kryeministër, por rrethanat kanë ndryshuar!

 

“Botapress”: Shumë figura kyçe në LDK nuk po e duan Haradinajn për kryeministër?

 

H.Rugova: Po shiko. Nuk është kjo punë dëshirash. Nganjëherë rrethanat janë të tilla që nuk mund të përjashtohen. As unë asnjëherë nuk kam thënë se po e dua Ramush Haradinajn për kryeministër. Por kjo nganjëherë nuk është vullnet, por është konstalacion politik, rrethanë politike e cila sjellë një domosdoshmëri të re dhe sjellë një reformim të caktuar, një ndryshim në skenën politike i cili është i domosdoshëm. Andaj këtu nuk është hiq rëndësishme se a është Ramush Haradinaj kryeministër, apo dikush tjetër. Unë asnjëherë nuk kam qenë që në marrëveshjen e shkruar, apo në koalicion, të përmenden emra. Thjeshtë është dashur të ishte një marrëveshje e partive politike, ndoshta edhe jo marrëveshje e nivelit të liderëve, gjë që unë jam shumë i sigurt se z. Mustafa kështu e kupton. Unë e di që ai ashtu e kupton, dhe edhe unë e kuptoj si të tillë. Isa Mustafa nuk po e sheh të rëndësishëm postin e tij apo se ku do të gjendet ai, edhe pse është lider i partisë së fuqishëm.

 haki rugova

Unë nuk besoj në një marrëveshje me PDK-në

 

“Botapress”: A vazhdon LDK të qëndroj besnik qëndrimit të saj për të mos bërë koalicion me PDK-në pavarësisht presioneve?

 

 

H.Rugova: Ne si LDK shpesh herë jemi tradhtuar në forma të lloj-llojshme të marrëveshjeve. Marrëveshje ne kemi bërë edhe me PDK-në. Ata nuk ju kanë përmbajtur asaj marrëveshje. E dini  mirë marrëveshjen për Presidenten ku sponsor i saj ka qenë shteti Amerikan, dhe atë marrëveshje e shkeli vetë Hashim Thaçi. Edhe ftesa e Thaçit për tu ulur në një tavolinë për të biseduar rreth marrëveshjeve eventuale është e pashpresë. Në gjuhën popullore thuhet: me më rrejt një herë ta bëjë hallall, me më rrejt dy herë nuk ia bëj hallall as vetës”. Këto janë ato gjera që janë përvoja tona të këqija, dhe ne përkundër ftesës që të ulemi për hir të shtetit, është dëshmuar në të gjitha periudhat se këtu nuk është punë shteti për PDK-në, por është punë interesash të caktuara politike dhe klaneve të caktuara. Unë nuk besoj në një marrëveshje me PDK-në. Të shohim këtë marrëveshje që kemi bërë tash se sa partnerët i përmbahen asaj. Unë jam i sigurt që LDK do ti përmbahet, meqë tradicionalisht çdo herë i është përmbajtur qoftë marrëveshjeve gojore, qoftë atyre të shkruara.

 

“Botapress”: Si e shini kalimin e këtij ngërçi politik, meqë edhe takimet me presidenten Jahjaga nuk po kanë suksese?

 

H.Rugova: Mua shpesh herë po më vije keq meqë ajo nuk e ka takatin ta luaj rolin e Presidentit. Ajo shpesh herë po shihet se është në hall për vetë, meqë e di shumë se si ka ardhur si presidente. Unë kam respekt të posaçëm për të si presidente, por në këtë kohë ajo duhet të jetë më e fuqishme, të marrë vetë vendime bazuar në Kushtetutë. Unë jam i sigurt se në Kushtetutë ka hapësirë që të instalohet logjika e një shumice parlamentare dhe këto çështje të debatohen në Kuvend dhe të vije te një rezultat i cili e zbardhen këtë lloj ngërçi politik apo një bllokimi politik. Nuk guxojmë dhe nuk është e drejtë që të jetë peng një shtet i tërë, që të jetë pengë për shkak të një partie politike që i ka sjellë dëm Kosovës në të gjitha periudhat kohore. Historia kohore do ta tregoj këtë. Ne kemi bashkëpunuar edhe me PDK-në dhe kemi lëshuar pe për hir të shumë situatave, edhe në periudhat e mëhershme, edhe në periudhat e Presidentit Rugova. Por tash po del se ato vetëm kanë sjellë dëme. Pse duhet ne sërish të bëjmë kompromis? Pse te ne bëhet presioni i vazhdueshëm nga ndërkombëtarët apo nga kushdo qoftë?. Është e padrejtë dhe krejtësisht jo demokratike.

 

 

Qeveritë teknike  nuk janë të mira asnjëherë

 

“Botapress”: Zgjidhjen e ngërçit e shihni duke evituar zgjedhjet?

 

H.Rugova: Shumë po flitet për zgjedhje, por fundi i fundit ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje. Mirë nuk është, e domosdoshme nuk është. Ne patëm zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe të nuk mund të krijohet shteti me zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe ato kur i kërkon PDK-ja dhe jo partitë tjera. Ne kemi një shumicë parlamentare dhe duhet të respektohet vullneti i asaj shumice. Kjo është zgjidhja, pavarësisht divergjencave që mund të ketë brenda koalicionit. Ato janë divergjenca që do të mbesin si të tilla, por interesi i të gjithëve është ta heqim qafe këtë qeverisje të keqe. Ky është interes i shtetit dhe i popullit. Ky është ai motivi që neve na shtynë të qëndrojmë në këto pozicione.

 

“Botapress”: Z. Rugova a është zgjidhje për vendin edhe një qeveri teknike?

 

H.Rugova: Qeveritë teknike  nuk janë të mira asnjëherë. Ato nuk kanë se cke sjellin. Ato nuk sjellin rezultat, por një qeveri teknike sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme përsëri. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë dhe nuk duhet ta bëjmë qeverinë teknike kur ka mundësi që të krijohen institucione në mënyrë demokratike dhe në bazë të rezultatit të votave të qytetarëve. Janë 63 deputet shumicë dhe të mos ju jepet mundësi atyre që të flasin e të mbetet një Kuvend i tërë peng  i një politike të caktuar, mos te them për shkak të znj. Brovina sepse ajo e shkreta nuk ka asnjë pikë faji,kjo nuk është në rregull.

 

Zgjedhjet në LDK pasi të formohen institucionet e vendit

 

“Botapress”:. Z. Rugova të flasim pak për partinë. Tashmë LDK është në prag të zgjedhjeve të brendshme. A do t’i mbani ato apo tashmë keni heq dorë nga zgjedhjet e brendshme?

 

H.Rugova: Jo, jo prej zgjedhjeve nuk kemi hequr dorë. Natyrisht jemi duke punuar për to. Nuk është caktuar datë për zgjedhje, edhe përkundër disa spekulimeve, dhe as nuk ka forma të prolongimit. Zgjedhjet janë një e drejtë e jona statusore dhe i mbajmë atëherë kur ne vlerësojmë se duhet të mbahen dhe kjo është gjë shumë normale. Ne Prizren po mbahen zgjedhjet. Do të fillojmë kështu me përgatitjen e tyre dhe në Këshillin e Përgjithshëm do të vendoset se kur do të jetë data e zgjedhjeve brenda partisë.

Nuk është vendim i mençur politik që të mbahen zgjedhjet e brendshme tani, edhe pse unë e di se kundërshtarët politik mezi presin që ne tani ti mbajmë ato zgjedhje dhe të hiqet nga fokusi krijimi i institucioneve, që unë mendoj se krijimi i institucioneve është angazhimi dhe orientimi ynë kryesor. Zgjedhjet do ti mbajmë dhe ne kemi përvojë për zgjedhje të mira, të mirëfillta. Ne nuk improvizojmë zgjedhje, por mbajmë zgjedhje pavarësisht se kush do ta dal lideri i ardhshëm i LDK-së.

 

“Botapress”: Ka shumë njerëz që duan ta marrin timonin për drejtimin e LDK-së. A është folur për kandidatura?

 

H.Rugova: Po, po ka shumë. Edhe sot në një manifestim unë e pash dëshirën e dikujt që të jetë pretendente për lider të LDK-së. Ajo natyrisht se është vetëm një dëshirë sepse do të varet shumë nga delegatët e Kuvendit se kujt ata do t’ia dhënë votën për kandidatin e duhur. Kjo shpresoj se do të ndodh, ndërsa pretendimet janë normale dhe demokratike. Nuk besoj se është mirë që manifestimet e caktuara që ndodhin për motive krejt tjera të shfrytëzohen për promovim politik.

http://www.youtube.com/watch?v=ze0yXWNA1rE#t=11

 

 

 

 

 

 

Menu Title