.
×

Interi e mbyll me humbje, mposhtet nga PSG (Video)



Skuadra kampione e Francës, PSG, ka arritur të mposht Interin në ndeshje miqësore. Ndeshja e zhvilluar në Katar, i takoi skuadrës së Laurent Blanc me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e dytë.

Ishte mesfushori Cabaye, që në minutën e 57’, shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Në këtë ndeshje, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, pati mundësinë që të luaj kundër ish skuadrës së tij, Interit.