.
×

Interi e bind Bayernin, Shaqa zikaltër



Bayern Munchen është pajtuar që yllin e kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqirin, t’ia shesë Interit.

Kështu së paku raporton Sky Sport, duke cekur se oferta e Interit me blerje të obligueshme të Shaqirit në fund të sezonit, ka bindur kampionët gjermanë.

Interi do t’i paguaj 15 milionë Bayernit për futbollistin me prejardhje nga Kosova, për të cilin interesim po shpreh edhe Liverpooli.

Juventusi, një tjetër skuadër që kërkonte shërbimet e Shaqirit, ka hequr dorë, duke u kthyer krejtësisht nga Wesley Snaijder./