.
×

Inter tenton Lavezzin, Januzaj në planin B



Lajme të reja nga Ezequiel Lavezzi. Napoli vazhdon të shpresojë në rikthimin e tij, por sipas asaj që shkruan sot “Sportmediaset”, Interi ka prezantuar një ofertë jo-zyrtare gjatë miqësores së djeshme me PSG-në: huazim por Interi do ti paguajë rrogën për dy vjet, ndërkohë që jepen vetëm 72 orë për të vendosur.

PSG do që brenda 2 janarit të kuptojë se cili është qëllimi i vërtetë i “Pocho”-s.

Ndërkohë Erick Thohir ka urdhëruar drejtuesit e merkatos që të hedhin sytë edhe nbga Adnan Januzaj nëse nuk arrihet te argjentinasi.