.
×

Inspektorati kërkon suspendimin e katër policëve për “keqpërdorim të detyrës” e “keqtrajtim”



Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar në Policinë e Kosovës suspendimin nga puna të katër zyrtarëve policorë.Sipas IPK-së, personat në fjalë kanë të bëjnë më dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një rast tjetër në Rahovec.

 

Në rastin e Gjilanit sipas IPK-së janë duke u zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “ dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

 

Kurse në rastin tjetër i cili është raportuar në Rahovec dhe i cili është bërë publik pikërisht nga Indeksonline, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës’./Indeksonline/