.
×

Inspekcioni komunal edhe në Viva Fresh Store gjen produkte me afat të skaduar(Foto)



Ka vazhduar edhe të enjten aksioni i inspektorëve komunal për kontrollimin e subjekteve afariste me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale . Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë inspektuar edhe Kompaninë Viva Fesh Store në Shupkofc të Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hasur në produkt me afta të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.

 

Inspektori Musa Dibrani njoftoie se me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit. Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar.Drejtori i Inspekcionit Komunal, Hysni Ahmeti, tha se aksionet e tyre për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, do të intensifikohen akoma në të ardhmen.