.
×

Iniciohet themelimi i një kanali televiziv për mërgatën shqiptare



 

Me kërkesën e  shumë shoqatave shqiptare, bizneseve, intelektualëve, veprimtarëve dhe mërgimtarëve të tjerë, kohë më parë në Gjermani është formuar një Grup Nismëtar për themelimin e një kanali televiziv për mërgatën shqiptare.

Një delegacion nga ky Grup Nismëtar, të hënën fillon takimet me institucionet e larta të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Ky grup intelektualësh nga mërgata, institucionet shtetërore në Prishtinë e Tiranë, do t´i informojë me iniciativën e mërgimtarëve dhe do t´ua dorëzojë kërkesën me shkrim për themelimin e një kanali televiziv për mërgimtarët tanë.

Agjenda e delegacionit nga mërgata:

E hënë, 14.05.2018:

Në orën 9:30, delegacioni pritet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në orën 12:30, delegacioni nga mërgata pritet në Kryeministri nga Kryeministri, Z. Ramush Haradinaj.

Në orën 13:00 – 14:30, Kryeministri Ramush Haradinaj shtron drekë për delegacionin nga mërgata  në rest. Tiffany.

 

E martë, 15.05.2018:

Në orën 13:00, delegacioni nga mërgata pritet në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga Zv.Kryeministri/Ministri Dardan Gashi.

Delegacioni nga mërgata, gjatë ditëve në vijim, do të ketë takime edhe me partitë politike dhe shoqërinë civile

Për këto e aktivitetet e tjera, do t´ju informojmë me kohë.

Ju lutem t´i përcillni aktivitetet tona.

 

Me respekt Grupi Nismëtar,

 

Ragip Ramaj (Gjermani)

Hazir Mehmeti (Austri)

Lazim Destani (Gjermani)

Bekim Brestovci (Gjermani)

Dr. Eduart Kaca (Gjermani)

Skënder Karaçica (SHBA)

Sebastian Nuiqi (Gjermani)

Murat Koci (Suedi)

Agush Buja (Zvicër)

Talat Pllana (Angli)

Iliaz Bobaj (Greqi)

Ibrahim Xhemajli (Danimarkë)

 

Personi kontaktues:

Ragip Ramaj

Kryetar i  Shoqatës Shqiptaro-Gjermane

DORUNTINA

 

Kreuz Str.2

31785 Hameln

Germany

 

Tel. +49 152 34 55 24 13

Tel. në Kosovë: 049 103 303

045 233 988

E-mail: [email protected]

[email protected]

 

(Gjermani, 13.05.2018)