[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infermierja nga Klina shërohet 13 ditë pasi u konfirmua COVID -19 pozitiv



Më 7 prill u konfirmua pozitive në testimet për koronavirus. Mirëpo, pas 13 ditësh, infermierja e QKUK-së e cila është nga fshati Ujmir i Klinës është shëruar.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj. Elezaj ka thënë se sipas informatave që ka, në dy testime infermierja nga Klina ka dalë negative.

“Sipas informatave që kemi, infermierja nga fshati Ujmir i komunës tonë që punon në Prishtinë, ka dalë negative në dy testime, sipas këtyre informatave na kanë thënë që sot do të lirohet. Mirëpo më shumë merret QKUK-ja me këtë rast, pasi ajo punon atje”, ka deklaruar Elezaj.

Elezaj shtoi se janë në pritje të rezultatit për një person tjetër nga Klina, i cili është testuar të dielën.

I pari i Klinës tha se më datën 18 prill janë marrë mostrat e 6 familjarëve të infermieres nga fshati Çabiç dhe të gjithë këta persona kanë rezultuar negativë në testimet për COVID-19.

Po ashtu, Elezaj theksoi se edhe një mjek i QKUK-së nga fshati Cerovik i Klinës ka rezultuar negativ.

Ai theksoi se po pret nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që të marrë mostrat e familjarëve të rastit nga fshati Bokshiq, i cili ka dalë pozitiv.

Klina ka 5 persona të konfirmuar me koronavirus. Rasti i parë në këtë komunë ishte një shtetase italiane, e cila kishte ounuar atje.

Ajo tashmë është shëruar dhe ka shkuar në vendlindjen e saj në Itali.

Ndërkohë, numri total i personave të konfirmuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 561. Të shëruar janë 101 persona, ndërkaqë kanë vdekur 12.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, e po ashtu të mbajnë higjienën.

Menu Title