[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektologu Valbon Krasniqi jep lajmin e shumëpritur



Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, ka motivuar qytetarët duke u thënë se përkundër numrit të shtuar të rasteve me koronavirus ditëve të fundit, nuk ka vend për dëshpërim e as zhgënjim, pasi që asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme, dhe se situate është e menxhueshme, transmeton Zëri.info

“Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshme. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar Krasniqi

Gjithashtu ai ka shtuar se që nga nesër do të fillojë faza e dytë e zbutjes së masave dhe kjo është rezultat i punës së përbashkët me qytetarët dhe disiplinën e treguar.

“Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar”, tha ai në fund.

Menu Title