[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektologu Izet Sadiku: Bartja e maskës është patriotizëm i ditëve të sotme



Infektologu Izet Sadiku ka thënë se mosrespektimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është rrezikim i jetës së qytetarëve.Sadiku ka theksuar se është e nevojshme që institucionet duhet të rrisin kapacitetin e personelit shëndetësor por edhe numrin e testimeve, njofton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se duhet të bëhet një monitorim më i ashpër, që secili t’iu përmbahet masave.

”Kjo rritje e numrit është pritur por duhet të nis monitorimi i manualit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Duhet të merren masa ndaj atyre që nuk respektojnë rekomandimet”.Infektologu Sadiku pohon për Kosovarja, se gjendja është alarmante megjithatë vendosja e maskës sipas tij sot duhet të jetë vepër patriotike.”Bartja e maskës është patriotizem i ditëve të sotme”, thotë ai.

Menu Title