[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektimet po rriten çdo ditë, shtrëngohet Italia



Duke marrë parasysh që rastet me virusin korona në kontinentin evropian janë në rritje, shumë shtete evropiane kanë vendosur që t’i shtrëngojnë masat anti-covid.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se maska ka qenë e detyrueshme qysh nga fillimi i pandemisë, e tani rastet po rriten me të madhe.

Kryetarët e komunave kanë vendosur të marrin masa më ekstreme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendet publike do të mbyllen  pas orës 21:00 dhe orari i hapjes së restoranteve dhe madhësia e grupeve e qëndrimit të lejuar do të shtrëngohen, shkruan BBC.

Këto masa u ashpërsuan pasi Italia regjistroi nivelin e saj më të lartë të infeksionit ditor për të dytën ditë. 11,705 raste të reja u njoftuan të dielën, duke mundur rekordin e mëparshëm, i cili erdhi një ditë më parë të shtunën, prej 10,925 me radhë.

Italia ishte vendi ku më së shumti u godit nga virusi qysh nga fillimi i pandemisë. Tani ka regjistruar 414,000 raste të konfirmuara të koronavirusit 36,543  vdekje.

Qytetet italiane me më së shumti infeksione dhe vdekje janë, Lombardia, Piedmont, Emilia-Romagna, Veneto, Campania.

Në një fjalim televiziv kryeministri Conte tha se ‘’ Ne nuk mund të humbasim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithësuar ku përfshihet e gjithë Italia, i cili mund të na kushtojë rëndë’’.

Ai shtoi: “Masat më efektive mbeten masat paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena e duarve. Duhet t’u kushtojmë vëmendje situatave kur lejojmë mbrojtjen tonë me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata, kërkohet masa paraprake maksimale dhe respektimi i rregullave.

Masat që janë marrë gjatë këtyre dy ditëve kryesisht kanë të bëjnë me shkollat, ku mësimi do të zhvillohet në distancë dhe orari mësimor do të ndryshojë , konferencat dhe festivalet lokale pezullohen, palestrat dhe pishinat do t’ju përshtaten protokolleve të reja ligjore, transmeton The Local dhe BBC.

Menu Title