.
×

Indira Hoxha: Edhe një argument i trashigimisë sonë kulturore në Bjeshkën e Strellcit



Guri i Nuses gjindet në Bjeshkën e Strellcit,përkstësisht rrënz majes së Madhe të Bjeshkës siç njihet në popull Maja e Strellcit.Hapësira e shtrirjes është nën shtrirjen e majes së bjeshkës mbi Stanet e Nikajve,perkatësisht bri kambësores që të dërgon në Bjeshkët e Isniqit.Masivi i gurit mund te jetë afër një gjysmë hektari .Pjesa e këti monumenti të trashëgimisë sonë ,ku thuhet  se kanë qenë edhe varret,lëshohet poshtë për disa metra në drejtim të Bjeshkës së Bjeshkës së Belles .

Historia e Gurit të Nusës është e mbështetur në fakte reale. Sezona ka ndodhur jo dikur larg ne mugujt e shekujve, por pasi kanë kaluar dy dhjetëvjeçarë të këtij shekulli (XX), pikërisht në vitin 1924, në lagjen Shtuf te Kaçinarit te Mirditës. Për Shtufin gojëdhëna thotë se “qe më të dalmit fare”, nga një epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetëm pse një grua me barrë në bark, në kohën e kataklizmës, kishte qelluar tek prindërit e saj… dhe ajo kishte lindur djalë! Një fshat që kishte rilindur nga barku i një gruaje. Sigurisht një mrekulli folklorike më vete.

Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila e Nikollë Gjok Brungës, burrë i përmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta kishte dëgjuar gojëdhënën për fshatin e saj. Ishte një vajzë e urtë mirditore, 17 apo 18 vjeçe, që do të martohej atë verë, në Livadhëz të Oroshit.Por pse e zgjodhën rrugën nga ana e Bjeshkës së Strellcit sepse ishte më e përshtatshmja në atë kohë. Tregon plaku i Mnelës, Llesh Marka Lleshi 81 vjeç, i cili kishte marrë pjesë vetë në atë dasmë, ndonëse i vogël:

Nusja do të martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parë ishte Prend Ndue Koka, i përmendun i bajrakut të Oroshit, krahas Çup Kol Skanës. E ëma e vajzës (nuses), Cena, mendoi se vajza -nuse është t’u ba “sutzën” (ritin e të qarit), megjithëse kishte qenë e sëmurë ato ditë.Në kullë flisnin peshëm. Pala e nuses ngulte këmbë se ajo nuk mund të dilte nuse atë ditë, ashtu e sëmurë rëndë, kurse krushqit (pala e mikut) ngulte në të vetën “se nuk dalim gjallë prej këndej pa nuse”. Sherrin (dilemën) e zgjidhi i ati i Dilës, i cili tha: “Nuk mund t’i ndalet nusja mikut”. Kishte parasysh kanunin, qe në paragrafin 44 sanksiononte prerë “Krushqit e marrin nusen me qenë t’u dekë”. Dhe kështu Nusja do të vihej përudhë, për në shtëpinë e dhëndrit të ri, disa male përtej, por jo sa në legjendë “plot nënte male a nëntë zalle” madje do të kapërcehej vetëm një zall ai i Kalorit, nëse do të arrinte ta kapërcente dhe atë e gjalle. Gjithnjë duke udhëtuar mbi Kalin e Vdekjes, që ishte krejt një kale i zakonshëm. Do të përshkoheshin leqe,

monopate, qafa, gryka, ura, tempuj të shenjtë, një reliev e dekor gri, më i ashpër, shkëmbor, në sfond bjeshkët e epërme të Strellcit. Rrëfimtari ynë i moshuar dëshmon: “Krushqit u nisën herët. Thanë: “Në qoftë se nusja na vdes (ishin te vetëdijshëm për gjëmën, por të pafuqishëm ta ndalonin) pa shkuar tek Bjeshka e Strellcit, do të kthejmë e ta varrosim në fshatin e vet. Në të kundërt do të varroset në fshatin ku do të nusëronte”. Kjo qe marrëveshja e parë. Por pa mbërri te Bjeshka e Strellcit afër gurit të madh që me madhësi është sa dy herë Kulla e Haxhi Zekës, Dila-nuse, gjysmë e

gjalle gjysmë vdekur, gjeti forcë dhe ju drejtua krushkut të parë: “N’oret tane Preng Ndue Koka”. Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të qëndronte më mbi kalė. E qetësuan me fjalë, i freskuan ballin, që i digjej nga të nxehtit, por nuk u ndalën.Nusja e hipur mbi kalë, nën duvakun mbytës e ata krushqit, më këmbë. Shtëpia e Pal Ndocit dhe pak metra më poshtë tek Guri. Nusja sapo kishte dhënë shpirt përmbi Gur . E bekoi Mrika, krushka që e shoqëronte, duke i bërë kryq me qiri. Mrika ishte e motra e Dom Prend Brungës, i afërt i Nuses…” Tani fillonte udhëtimi më tragjik i bërë ndonjëherë. Një karvan krushqish, që ngjitej tërmales së Bjeshkës së Strellcit me një nuse të vdekur përmbi atë Guri. Dhe jo pak, por plot dy orë ashtu. Ishte kapëcyer legjenda dhe gjithçka. Ata njerëz, që deri dje kishin qenë pa andralla kësisoj, krejt të zakonshëm nëpër punët e tyre të bujqësisë në katund, befas ishin kthyer në personazhe të çuditshëm të një drame të paimagjinueshme, që as mund ta kishin përfytyruar dhe plasi sherri mes tyre. Ata tashmë nuk i besonin as vetes, hapave që hidhnin, këngëve. Kush i kishte nisur nëpër atë shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve të vrarë, po ajo s’kishte qenë asgjë para giendjes së tyre. Shumica ishin burra të

moshuar dhe kishin fëmijë, mbi atë kalë përfytyronin vajzat e tyre, që mund të kishin dasmë pas një jave a pas një muaji. Jo, ata nuk ishin të zotët ta ndalnin as fatin e zi të vajzave të tyre, nëse ai ishte i parathënë. Mund të shqiptonin vetëm se “kështu paska qenë shkruar “.

Kush qe ai qe dha këtë urdhër të papritur? A mund të urdhërohet një dasmë të kthehet në mort? Ç’po ngjiste në atë Bjeshk të Strellcit atë ditë? Mos ishte çmendur ajo, që i printe korit te grave? Por kishte qenë “sihariqi”, ai që kishte komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e nusës në rrugë, ai sihariq që zakonisht krushqit e dërgonin sipas zakonit për të njoftuar ardhjen e tyre te gëzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena e Çup Prengës nga Kalori ia mori e para këngavajit; nusja prapë ishte nuse dhe në vdekje, siç kishte qenë në jetë. Kënga ishte fine, humane e ndjerë, ndryshe nga zakoni që kishte qenë i pamëshirshëm. Njëherë kënga kishte qenë djepi i Dilës, tash po bëhej dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku i zi”, qe kishte zëvendësuar të kuqin, që nga ai çast fatal pa mbërritur në Zall të Kalorit. “..Dasma u kthye në mort dhe dasmorët në mortaxhinj. Të nesërmen e kanë varrosur po ati afër Gurit. Ka ardhur dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhën dhe njerëzit e shtëpisë së saj. I ati deshi që të futej në dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditën fitoi urdhri i heshtur i të atit, natën thuhet se nusja nuk do të mund t’i shpëtonte një fati dhe më të keq,të zhvarrosej nga aty.

Nga ajo kohë në Bjeshkën e Strellcit po aji gur quhet Guri i Nuses,aty është varrosur nusja por edhe të tjerët për hulumtime të atyre varreve duhet të merren arkeologët kurse Guri i Nuses të futet nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që është kopetente Qendra Rajonale Trashigimore Kulturore në Pejë nën kuadër të Ministrisë së Kulturës në Kosovë.