.
×

Indira A.Hoxha: Tringa Smajli, një malësore që nderon kombin shqiptarë



Tringën e thërrisnin Hestia që do të thoë është virgjine e zotit dhe e zemrës, shtëpisë dhe e zjarrit, në te kanë besuar të gjithë por edhe të vjetërit e sidomos Hotjanët.

Malësia e Madhe përbehej prej pesë maleve që ishin: Hoti, Gruda, Kelmendi, e Shkreli.

Kur të hulumtosh për  etnogjenezën e  fisit  të Hotit, nuk është e lehtë, pasi duhet të hulumtosh thellë në rrënjët autoktone të origjinës e Fisit Hot në Shqipërinë Etnike.

Trojet  e Hotit të sotëm, gjenden në të dy anët e kufirit politik Shqipëri, Mal të Zi, por edhe në  trojet e tjera të Malësisë së Madhe e më gjerë, e deri thellë në shtetin e Malit të Zi, kanë qenë të banuara, por janë edhe sot, ndonëse një pjesë janë sllavizuar.
Vendosjet kryesore të Hotit janë: Rapsha e Hotit në Shqipëri dhe Arza, Helmesi dhe Traboini në Mal të Zi. Historia e popullimit dhe të trojeve të Hotit është e njëjtë me trojet e tjera ku banuan nga populli shqiptar. Shtrirja e kësaj popullsie autoktone në trojet e Ballkanit, “minimalisht” i përket  ati territori që sot e quajmë Shqipëria Etnike.

Kjo vërtetohet plotësisht të paktën qysh nga mesi i shekullit XIX kur një varg autorësh në veprat e veta. Në mesin e historianëve të asaj periudhe është edhe gjermani Georg Zippel arkeologu klasik Theodor Mammsen, Georg, Anton Mayer, Franc Nopça, Norbert  Jokli, Milan Shuflaj, ilirologu Aleksandër Stipçeviq etj.

Që në kohën antike, ishin  emrat e  vendit e fisit si; FirigjiI-Frigët, Brigji-Brigët. Emëri i tyre rrënjësor është  Brigët nga fjala shqipe Breg (ana e malit). Nga të gjitha këto toponime më i njohuri është: BRIGJE  T’HOTIT, anët e Hotit në lindje të Liqenit të Shkodrës.

Si në të gjitha trojet Ilire edhe në ato të Malësisë së Madhe dhe Hotit, para lindjes së  besimit monoteist  Kristian, është besuar në shumë Hyjni Pagane, ku në mes  atyre të njohura për trevat e Malesisë, Hoti  besonte  në Hyjnin Hestia.

Disa mendojnë se emri Hot i ka rrënjët nga emri i Hyjnisë  Pagane Hestia, por edhe shumë hotjanë mendojnë se emri apo topnimi  Hot  është trashëgimi e emrit të kësaj hyjnie pagane e malit, krahinës  apo këtij fisi i ka lënë si trashëgimi të gjitha ato virtyte dhe vlera të mira që kultivohen fisnikërisht edhe sot në kohën e besimit kristian të Hotjanët.

Tringë Smajl Martini Ivezaj (1880–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë. Ajo ishte vajza e Smajl Martinit, një udhëheqës i klanit katolik Gruda nga Malësia.

Tringa lindi në vitin 1880. Babai i saj Smajl Martini ishte një lider katolik i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi). Nënshkrimi i tij shfaqet në peticionet protestuese të fiseve veriore shqiptare që i dërgoheshin ambasadorëve evropiane dhe këshillave të akredituara në Perandorinë Osmane, p.sh. një rast më 9 maj, 1878 i dërguar Ambasadorit Francez në Stamboll, ose ai i 15 qershorit, 1878.

Peticionet kanë shprehur terrorin dhe mosmiratimin e fiseve shqiptare për vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, i cili kishte dhënë shumë pjesë të Vilajetit të Shkodrës, Principatës së Malit të Zi. Ai u bë shumë aktiv gjatë Lidhjes së Prizrenit, duke u bashkuar me kryengritësit deri në fund të organizimeve; më pas ai u arrestua në vitin 1886, dhe u burgos në Anadoll, nga ku ai nuk u kthye më. Përveç kësaj, dy djemtë e Smajlit, Gjon dhe Zef, vëllezërit e Tringës, gjithashtu u bashkuan me Lidhjen dhe u vranë në betejë në vitin 1883.

Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një virgjëreshë e betuar (burrneshë) – ajo u betua në nder dhe mbante veshje të meshkujve në mënyrë që të jetojë si një mashkull në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të veriut.

Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçiqit Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912).

Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë, pasi ajo më herët ishte betuar. Ajo vdiq në 2 nëntor, 1917, dhe u varros në tokën familjare të varrimit në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) shkatërroi varrin e saj, derisa bastiste zonën. Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe janë regjistruar këngëve epike malazez dhe shqiptare.

Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më të ndryshme të ngjarjeve: Smajl Martini, kreu i klanit u rrëmbye në vitin 1911 në Vranjë nga osmanët, dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën që të zë vendin e babait të saj. Që nga kryengritja e Malësorëve në vitin 1911 u mbështet nga Mbreti Nikola Petroviç, kënga epike e përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizren, e cila do të sjellë përsëri mosmarrëveshjet territoriale në mes të shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi.

Për ironi, konflikti midis Shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet menjëherë pas. Në vitin 1911, gazeta New York Times e përshkroi Tringë Smajlin si “Zhan d arke shqiptare”, bazuar në historinë në versionin malazeze, të cilën korrespodenti i Times e kishte dëgjuat diku në Podgoricë. Ai e përshkruan Tringën si “një grua të bukur e re”, përveç heroizmit të saj.

Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin si një nga gratë më heroike të luftëtarëve në historinë e rajonit.

Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri janë emëruar pas saj dhe ajo është Heroinë e Popullit të Shqipërisë.

ShpërndajeTringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh Smajl Martini (Ivezaj) dhe jep një biografi të shkurtër të Tringës dhe familjes nga e cila ajo rrjedhë.  Ajo u lind në vitin 1870, në Grudë, në periudhën e rëndësishme të përpjekjeve historike të shqiptarëve për të ruajtur trojet etnike në luftërat e tyre kundër turkut e kundër sllavit.  Rrreziqe të mëdha po i kërcënoheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve prej synimeve të të huajve ndaj trojeve shqiptare, në atë kohë.

Posta e Republikës së Kosovës, në njoftimin e saj duke shkruar për familjen dhe meritat e Heroinës shqiptare të Maleve, shënon se në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1883, ranë heroikisht dy djemtë kreshnikë të Smajl  Martinit, Zef e Gjon Smajli, duke e lënë ketë shtëpi fisnike pa asnjë djal.  Është ky moment i hidhët i sakrificës në familjen e Smajl Martinit që e bën Tringën të bëjë betimin dhe të jepte fjalën se do të bëhej burrneshë — trim e fisnik ashtu siç ishte edhe i ati i saj, i cili thuhet se qe rrëmbyer dhe fati i të cilit nuk dihet as sot.  Në përputhje me këtë betim të saj, në vend të stolive të asaj kohe për vajzat, Tringa veshë “çakçirë e xhamadan, ngjeshë alltinë dhe rripin e fishekëve dhe në krah vendosë pushkën”.

Në lidhje me pjesëmarrjen e grave malësore –siç ishte Tringa — në luftën për liri e pavarësi të kombit shqiptar fillim shekullin e kaluar, gazeta shqipe, “E Vërteta” që dilte në Stamboll, më 27 Mars, 1911, boton artikullin me titull, “Trimëresha gra malësore”, marrë nga një gazetë turke e kohës dhe e cila vërteton pjesëmarrjen e grave të Malësisë së Madhe në luftërat për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj.

“Pas lajmeve të veçanta që kemi, u vërtetua se midis kryengritsve malësorë gjënden edhe gra të armatosura si burrat dhe luftojnë me trimëri dhe inat më tepër se burrat, duke dëshiruar më mirë vdekjen se të këthyerit prapa”, shkruante gazeta turke e cituar nga gazeta shqipe “E Vërteta”.

Një prej këtyre grave kryengritëse malësore të cilën Posta e Republikës së Kosovës e nderoi me një pullë postare ishte edhe Tringë Smajlja e cila pas rënjes së dy vëllëzrve të saj Zefit dhe Gjonit dhe zhdukjes së babait të tyre Smajl Martinit — varri i të cilit nuk u gjet kurrë — vendosi të zënte vendin e tyre jo vetëm në frontin e luftës por edhe në log të kuvendit.  Thuhet se në vend të babait Smajl Martinit, i cili kishte marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit, thuhet se ajo i bashkohet grupit të atdhetarëve malësorë në përpilimin e Memorandumit të Gërçës, ose të Librit të Kuq, ku përcaktoheshin 12 pikat kryesore të kërkesave të shqiptarëve.  Prania e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit në atë kohë në Malësi, i jepte kryengritjes se malësorve një karakter dhe mbështetjeje mbarë kombëtare.

Malësorët dhe malësoret e fillim shekullit të kaluar,  përfshirë edhe Tringë Smajlen, me qëndresën dhe luftën e tyre në mbrojtje të trojeve të veta, ishin bartës të aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri dhe pavarësi, ndërkohë që shumë prej tyre vdiqën duke vendosur flamurin e kombit shqiptar në maje të Deçiqit më 24 mars, 1911. Këtë gjë, siç duket e kishin të qartë edhe më mendjendritur e kombit shqiptar të asaj kohe, me praninë e tyre atje.

Tringa, dallohej si e urtë e trimëreshë sa që me veprat e saja kishte frymëzuar edhe Poetin Kombëtar At Gjergj Fishtën i cili në veprën e tij “Lahuta e Malëcisë” ia dedikon asaj “Kangën e Njëzetedytë”, të titulluar thjeshtë, “TRINGA”.  Poeti kombëtar tregon për “vashën” e quajtur Tringë, e cila jetën dhe rininë ie saj ia kushton vëllait të saj të plagosur në luftë me “shkije”.

Kujdeset për të, por më në fund i vëllai vdes nga plagët. Tringa mbetet vetëm, ndërsa armiku i afrohet tek dera, ajo megjithëse e tronditur nga vdekja e vëllait, çohet e merr armën, ndërkohë që “një çetë shkjeshë” përpiqet ta kapin në dorë. Por ajo, sipas portretit që i bën poeti kombëtar, Tringa drejton pushkën për të sulmuar armikun dhe i këndon kësaj heroine:Për veprimtaritë dhe luftërat patriotike të malësorve për liri e pavarësi të popullit shqiptar, ndër të tjerë, ka shkruar edhe anglezja Edith Durham e cila ka jetuar me familjet e kryengritsve malësorë shpesh të fshehur nepër shpella.

Edhe veprimtaria e Heroines së Maleve, Tringë Smajles kishte marrë dhenë, falë korrespondentëve të disa gazetave të huaja të kohës, përfshirë edhe gazetën amerikane Nju Jork Tajms që e kishte cilësuar Tringën malësore si “Joan of Arc e Shqipërisë”, duke e krahasuar atë me vajzën fshatare franceze e cila sipas gojëdhënës ishte caktuar nga Perëndia për të udhëhequr Francën drejtë fitores në luftën e gjatë të atij vendis me Anglinë në mes të viteve 1400, dhe e cila sot e kësaj dite konsiderohet si simbol i qëndrueshëm i bashkimit dhe nacionalizmit francez.

Gazeta Nju Jork Tajms, në korrespeondencën e saj të  9 majit, 1911 nga Cetina, e përshkruan Tringë Smajl Martini Ivezaj,  si njërën prej legjendave të Ballkanit dhe heroinave luftëtare më të guximshme në historinë e rajonit,  duke shkruar se “Ajo zuri menjëherë vendin e babait të saj dhe udhëhoqi fisin e Martinajve në fitoren kundër Turqve.” Gazeta Nju Jork Tajms e përshkruan këtë “Joan of Arc” të re e cila ende nuk i kishte 22 vjetë, si të “gjatë, të bukur, dhe si një vajzë të re të zhvilluar mirë”. Të gjitha femërat shqiptare janë trimëresha, shkruante gazeta amerikane mbi Tringën dhe se ç’prej moshes së re ato mësohen të përdorin armët.

E vërtetë se Tringa e Maleve ishte trimëreshë dhe e bukur, siç e përshkruan Nju Jork Tajms, por ajo ishte më shumë se aq.  Ajo e dinte se trimëria është e nevojshme e dinte se trimëria në vetvete nuk mjafton për t’i sjellur kombit dobi dhe një të ardhme të lumtur afatgjatë.  Thuhet se kjo  atdhetare,  përveç flijimit personal dhe familjar në altarin e Atdheut, Tringë Smajlja që ndryshe njihet edhe si Tringa e Grudës dhe Tringa e Maleve, shkriu tërë pasurinë familjare për të hapur shkolla  në gjuhën shqipe në Malësi.

Mirënjohje Postës së Republikës së Kosovës për vendimin e saj për të përjetësuar me pullë postare Heroinën shqiptare Tringë Smajlja, sepse njeh me këtë nismë veprën dhe sakrificën që është përjetësuar dhe vlerësuar atëherë dhe sot nga të huajt dhe nga historia. Në shkrimin mbi Tringën, para më shumë se 100-vjetësh, gazeta Nju Jork Tajms i përshkruan Shqiptarët si “Racën më të mirë në Europë. Gratë e tyre janë shumë të bukura… t’i shikosh duke ecur është një kënaqësi…u kënaqa për së tepërmi kur i pashë  për herë të parë Shqiptarët duke ecur.’

Ata janë të hijshëm, elegantë dhe të fuqishëm, “shkruan korrespeondenti.   Ata janë një racë e mirë dhe të talentuar. Ata janë raca më e mirë si nga pikëpamja fizike ashtu dhe intelektuale në Ballkan”.  Artikulli vazhdon duke nënvijuar se po të shkosh në Konstantinojë, atje do të zbuloni se ndër burrat më të mirë — jo vetëm në radhë të ushtarëve por edhe në radhët e burrave të shtetit — janë shqiptarët. Njëkohsisht,  gazeta Nju Jork, para më shumë se 100-vitesh, fatkeqsisht raporton edhe se “E meta e shqiptarëve për arsye të shkallës së qytetërimit që gëzojnë tani, është se ata nuk e kanë idenë e një shteti.

Klani është organizimi i tyre më i lartë dhe e kanë të vështirë të shohin rëndësinë e kombinimit të interesave të klanit me interesat e krijimit të shtetit. Por kjo të ndodhë me kohë” shprehë shpresën gazeta Nju Jork Tajms në artikullin e shkruar më 1911.

Kam drojë se i njëjti korrespondent i huaj, po të vizitonte trojet shqiptare sot, do të vinte re patjetër shumë përparime: do të shikonte dy shtete shqiptare, përparime në shumë fushë, por megjithëse do të vinte re — siç ka venë re më se 100 vite më parë –se interesat e klasës politike të shqiptarve sot, ndonëse nuk janë të bazuara në nivel klanesh fisnore si atëherë, por do të arrinte në përfundimin se interesat janë në bazë të klaneve politike, pasi duket se shqiptarët edhe sot sikurë e kanë të vështirë të vendosin interesat kombëtare mbi interesat e klaneve politike. Por, shpresojmë që siç ka thënë e dhe Nju Jork Tajms 100- e ca vite më parë, se kjo do të ndodhë me kohë, por kur?

Liria që gëzon sot kombi shqiptar ka kushtuar gjak e sakrifica, mund e djerës, vuajtje e mjerime të shumë brezave. Shembulli i sakrificës së Tringës së Maleve dhe familjes së saj — si dhe i mijërave familjeve të tjera shqiptare gjatë shekujsh, anë e mbanë trojeve shqiptare — duhet të shërbejë si simbol i përpjekjeve që edhe sot me urtësi dhe me atdhedashuri, kombi shqiptar të sigurojë vendin dhe emërin e ndershëm në radhë të kombeve të tjera europiane, duke hequr dorë nga interesat e ngushta klanore të partive dhe t’i përveshen interesit të kombit, duke ndërtuar shtetin funksional dhe juridik.

Ky do të ishte justifikimi më i mirë dhe më atdhetar për të kujtuar meritat, sakrificat dhe trimërinë e Tringës së Maleve dhe malësorve trima. Në këtë mënyrë, bota do t’i konsideronte shqiptarët, jo vetëm si “raca më e mirë, më e pashme dhe më e talentuara në Europë”, por edhe si një racë me ndërgjegje dhe vetdije kombëtare që nderon e respekton lirinë e vet dhe të fisit, për të cilën luftoi Tringa. Por a ka femra trime si Tringa sot?!!!Indira A.Hoxha