.
×

Indira A. Hoxha: Prejardhja e popullsisë dhe përkatësia fisnore e Junikut



Juniku, si pjesë e Dukagjinit jugor, në pjesën veriperëndimore të saj gjithnjë ka pasur pozitë të mirë gjeografike. Fshati është themeluar në një vend i përshtatshëm gjeografik. Shtrihet në fushëgropën e Junikut, në skajin e saj verior prej kah menjëherë në perëndim dhe veri kapen anët malore të Alpeve Shqiptare (Albanin Laps)-Bjeshkës së Junikut. Fshati është ngritur në kryqëzimin e rrugës së rëndësishme transversale Shkodër – Kosovë, ose të Zetës (Via di Zenta) me atë langitudale të Rrafshit të Dukagjinit, e cila kalon nëpër Qafë të Prushit dhe rrugës për në Pejë që lidhen me Sanxhakun dhe Malin e Zi, kurse nëpër fshatrat e Rekës: Koshare dhe Morinë lidhej me pjesët veriore të Shqipërisë dhe me qytetin e Shkodrës, kurse nëpër bjeshkët e Junikut dhe fshatrave Jasiq dhe Gjocaj, lidhej me Malësinë e Shqipërisë. Junikun e përshkojnë edhe kryqëzimet e rrugëve që lidhin fshatrat Deçan, Voksh, Junik dhe fshatrat e Rekës deri në Gjakovë si dhe rrugën Pejë-Gjakovë. Ndër banorët e Junikut është ruajtur fare mirë koshienca e përkatësisë fisnore. Si dhe pse lindën fiset është gjë që edhe sot e kësaj dite shtron enigma para shkencës. Fisi zakonisht karakterizohet si një grup familjesh, respektivisht vëllazërisht i bazuar në gjininë e gjakut. Rrjetën psikologjike të kësaj bashkëjetese e përbën tradita për stërgjyshin e përbashkët dhe kufijt. Sipas hulumtuesës dhe studjusës angleze Mery Edith Durham në veprën e saj në lëmin e etnologjisë (rreth prejardhjës së fiseve, ligjeve e të zakoneve në ballkan thuhet se: “ Qenia e fisit, sipas të cilës atë e kishin kaluar edhe popujt e Evropës përpara se të arrinin në epokën e formimit të shtetit”. Kurse në Gadishullin Ballkanik “sistemi i fisit” mbijetoi edhe gjatë shekullit XX-të. Përcaktimi i tij, megjithëse jo i plotë, i qëndroi kohës. e përcaktuar saktësisht të territorit të fisit. Fisi shqipëtar rrjedh nga një pinjoll i lashtë mashkull (ose disa të tillë). Të gjithë pasardhësit që rrjedhin nga i njëjti stërgjysh i përbashkët mashkull, pavarësisht se sa të largët janë, njihen si vëllazër e motra dhe nuk martohen midis tyre (martesa jashtë fisit) respektohet me rreptësi. Në rrethana mjaft të precizuara hapësinore, ekonomike dhe shoqërore të jetës së vet, çdo fis përcakton rregullorën e vet të sjelljës. Cilësia më e dukshme e kësaj rregullorje është nënshtrimi i individit para grupit. Kjo domosdoshmëri e rregullave të sjelljës është garanci e caktuar e unitetit të grupit por edhe garanci e caktuar për çdo anëtar të tij se do të gëzojë mbrojtjen. Mu për këtë shoqëria fisnore pothuajse nuk di për konflikte midis gjeneratave ose për të ashtuquajturat raste sociale. Duke u bazuar në shënimet eshkruar nga studjuesit e ndryshem dhe në bisedat që i kemi bërë ndër njohtësit e mirë të fshatit, kemi mësuar përkatësinë fisnore të të gjithë banorëve autoktonë të aglomeracionit të Junikut. Popullësia e Junikut përbëhet prej shumë fiseve siç janë: Gashë, Berishë, Thaçë, Krasniqë, Morinë, Hotë, Kelmendë etj. Përkatësia fisnore është ruajtur me shumë në Junik se sa në vendet tjera të Kosovës. Juniku njifet si territor (vend) ku janë shtrirur të gjitha fiset shqiptarë, por nuk dihet për disa fise origjina krahinore e prejarëdhjes së tyre. Lagjja, që mendohet se ishte e para në Junik-Berisha, e shtrir buzë lumit Erenik në bregun e ti të majtë, përbehët nga fisi i Berishës dhe Kuçit. Për fisin Berish kemi dëshmi të shkruara ku më herët kishte këtë emër (Bertish-nga apiani), Ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve shqiptare, por më vonë ky emërtim për një zonë e një popullësi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shkullin XIII, që janë banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqipëtare. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhën shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqipëtare në trevat e sotme të Shqipërisë së veriut dhe Kosovës. Kuçi përmendet si fis edhe në dokumentat (kr. 1402 Acta Alb. 2,702 “Villa vocata La Barba-di-rosi” afër Shkodrës), i cili në shk.XVII ishte fis shqipëtar. Nuk ka dyshim se me kohë kuçnjonet e lagjës së Berishës të Junikut, pranuan fisin e Berishës të cilët edhe i islamizuan por vëllazëria ende quhën kuç. Lagja e Berishës ka sot këto vëllazri: Qestaj, Kuç, Hykasmon, Sallaj, Isufaj, Kasum dhe Kuramaj. Përpos potesit të tyre kryesor në lagjën e berishës, të këtij fisi janë edhe disa shtëpi në lagjën e Hoxhajve (Tërgovishtës), Hebibë dhe Xhotaj, në lagjën Miroc (Malokë), si edhe terë fshati Gjocaj. I cili sipas shënimeve ishte i banuar më vonë. Në vitin 1970 në Berishë kemi 95 shtëpi. Maldedaj, Dautaj, Malokë dhe Delijaj, me gjithsejt 17 shtëpi Në lagjën e e vendosur mbi Berishën, në anën e majtë të rrjedhës së lumit Erenikut, shtrihet lagja e Gacaferit. Banorët e kësaj lagje i përkasin fisit të Gashit. Është interesat rreth origjines së fisit Gash, sipas mr. Qazim Lleshit fisi Gashë ka prejarëdhje nga Malësia e Gjakovës, nga viset: Shipshaj, Luzhë dhe Mardita, nga këto vise përfaqësohet sot fisi Gashit në lagjën e Gacaferit. Kurse Adil Kolashi në librin e ti “Bytyqi” kishte ardhur në konkludim se fisi Bytyq dhe fisi Gash janë pasarëdhes direkt të fisit ilir Varohej, që paskan jetuar në rajonin e grykës se Rizonit. Të parët e fisit Gash qenkan marrë me përpunimin e metaleve dhe nga fjala Gac ka evoluar edhe fjala Gash. Duke u bazuar në dokumentacione gjatë historisë ku ka pasur Gash ka pasur edhe Bytyq të lidhur profesionalisht, por edhe përmes aleancave të ndryshme. Një pjesë e fisit të Gashit qenkan marrë me tregtimin e metaleve dhe kanë filluar të quhën të bardhë dhe nga këta vjen nënfisi të bardhët e Gashit. Lagja e Gacaferit përbehët prej disa vëllazërive si: Tofaj, Sutaj, Selimaj, Ibraj dhe Makaj. Disa familje nga vëllazërija e Tofaj janë vendosur në Kallavajë. Sipas shenimeve të vitit 1970, lagja e Gacaferit kishte gjithsejt: 50 familje (shtëpi). Banorët e kësaj lagje dalloheshin si malësor dhe blegtorë. Ndër fiset shumë të lashta të Junikut merret edhe fisi i Thaçit, fis kryesor të Lekë Dukagjinit me një shtrirje jo vetëm në Pukë, por edhe në Mirditë, Zadrime, Shkodër dhe Kosovë. Për historin e këtij fisi ka edhe disa gojëdhëna të ndryshme, që tregojnë hershmërinë e tij deri në shek. XI dhe e mbajnë veten 33 breza me Murr Detin.Sipas disa shenimeve që nga gjysma e dytë e shek. XII, fisi i Thaçi, disa familje nga viset qendrore të Shqipërisë së veriut: Ibalja, Bushati e Mazrreku, janë vendos në pjesën veriore të Junikut. Në lagjen Gaxherri i ultë, Gaxherri i epërm, lagjën e Bajraktarve, dhe në lagjën e Pepshit. Në Gaxherrin e epërmë është edhe vëllazëria Krak, në Bajraktar kemi edhe familjën Knushë, në Pepsh kemi familjet Rrucaj, për familjen Llulluni mendohet se është me periarëdhje nga Azia e vogël, mirëpo si e vetme më vonë është asimuluar krejtësisht me popullësinë autoktone do të thotë me fisin Thaçë në lagjën e Bajraktarve, Shabanaj dhe Januzaj. Sipas shënimeve në Junik në vitin 1970, gjithsëj familje të fisit Thaçë ishin 90-të. Në pjesën qendrore të Junikut në lagjen Hoxha (tërgovishtë), shtrihen familjët e fisit Morinë. Sipas disa shenimeve dhe gojëdhënave fisi Morinë shtrihet nga mali i Vizitorit dhe Komovit e deri në malet e Koritnikut. Përgjatë kësaj zone, sidomos në rajonin e Rekës së Keqe, Hasit dhe Lumës gjejmë shumë makrotoponime ose mikrotoponime që lidhën me këtë emër. Po në këtë zonë kemi fshatin Morinë dhe shumë vende të kësaj zone që janë me fis Morinë. Duhët cekur se një pjesë e mirë e banorëve të Mirditës janë me fis Morinë. Sot nëpër gjithë Kosovën mund të gjeshë shumë banorë të fisit Morinë, si në Drenicë që një fshat e ruan emrin Morinë.Lagjja e Hoxha (Tërgovishtë), përbehët me shumicë të madhe nga fisi Morinë të cilët ndahën në vëllazëri si: Shehiq, Hoxhë. Fisi Morinë është shtri edhe në Lagjën Miroc me vëllazërin: Stafaj, Lilaj dhe një familje e sajuar prej dy vajzash që bashkëjetojnë në gjirin e një familjeje tjetër. Sipas shenimeve të vitit 1970 familje të fisit Morinë në këto dylagje të Junikut nuk ishin: 59 familje. Gjenealogjia e fisit Krasniqja shtrihet në krahinën e Krasniqës në Malësinë e Gjakovës, Rrethi i Tropojës. Me një fjalë Krasniqja shtrihet nga Valbona në veri deri në Liqenin e Firzës në jug, gjithashtu qyteti i Bajram Currit, dhe në Kosovë. Pjesa më e madhe e Merturit siq thuhet janë Krasniqe. Pjestarët e fisit të Krasniqes me prejarëdhje të largët nga viset e Shqipërisë veriore, janë sot pjesë përbërse në pjesë juglindore të Junikut, pikërishtë në lagjën e Çokut. Të ardhurit e fisit Krasniqe, si zakonisht bartën edhe toponimin e potezit prejarëdhjes në ambientin e ri gjeografik. Toponimi Çok e gjejmë të mjeku austriak dr. Erich Liebert i cili thotë: “Çok thirret katundi dhe maja malore në Dragobi”. Lagjja e Çokut në fillim formohet prej 4 familjeve të mëdha të vendosura njëra pranë tjetrës. Nga këto familje me kalimin e kohës formohen edhe këto familje si: Mejzinë, Haxhaj, Hasanaj, Shunaj. Shunajt më vonë janë ndarë në Isakaj dhe Bejzekë.Duhet përmendur se në Lagjën Çok është edhe një familje e fisit Krasniqe por nga Hasi. Në gjysmen e shekullit XX-të, lagjja e Çokut kishte 51 shtëpi. Fillet e para të formimit të fisit Hot, lidhen ngusht me katundin e Lesh Tuzit (1330). Më vonë ky katund është shpërbër. Sipas Komisionit xhibal (komisioni i maleve) fisi i Hotit përbehej nga dy bajraqe, sikurse edhe fisin Grud. Historia ka treguar se hotjanet janë burra të fjalës dhe pushkës. Për këtë vlen të përmendet sidomos emërat Ded Gjo Luli, Deli Meta, Çun Mula etj. Hoti se bashku me fiset e malesisë së madhe ka qendruar me trimëri deri vonë ndaj knjaz Nikollës dhe turqeve. Sot hotjanet janë shpërndar në viset e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.Familjet nga fisi i Hotit të vendosur në Jasiq kanë prejarëdhje nga fisi me të njëjtin emër i Shqipërisë veriore. Gjatë shekullit XX-të fshati Jasiq numronte 22 shtëpi, njëra prej tyre ndodhët në lagjën e Hoxha (tërgovishtë). Fisi i Shalës në Junik janë të vendosur në lagjët Gaxherri i epërm dhe Gaxherri ultë, gjithsejt me 8 shtëpi. Formimi i këti fisi rrjedh nga i pari i tyre Mur Deti, i cili la tre djem: Zog Diti, Mark Diti dhe Mir Diti. Zog Diti trashëgoi nga babai tri “Shalë” kuajesh, dhe supozohet nga fjala shalë ka lind fisi Shalë. Por kemi edhe një të dhenë, ku mendohet se prejarëdhjen fisi Shalë e ka nga emëri i themeluesit të tij Shako. Sipas Edit Durhan; shpesh nëpër shenime ngatrronin emërtimet bajrak e fis me njëri-tjetrin. Kështu Durham shkruan se fisi Shalë përbehet nga katër bajrak (Theth, Pecaj, Lotaj e Lekaj) apo duhet thën katër vëllazni. Pra fisi i Shalën në Junik kanë ardhur nga Shkodra dhe Malësia e Madhe. Fisi i Kelmendit, apo Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqipëtare, në trekëndëshin e formuar mes kufijve shtetëror të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësisë së Madhe. Emëri i këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-tis që do të thot i urtë, i mirë. Ndër literaturën e studiusve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike si: “Klemnti” “Klimenti” “Clementiner” etj.,kurse në gjuhën shqipe “Klmen-Klmente” gjegjësisht “Kelmendi”. Si toponim, ky emër identifikohet me emërin e kështjellës bizantine “Klementina”, e cila përmendet edhe nga historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prekopi i Cezaresë. Në Junik fisi Kelmend u vendos në lagjën Goç në anën e djatht të lumit Erenik, buz maleve me gështenja. Nga fisi i Hotit në Jasiq janë katër vëllazërish: Smakaj, Nuraj, Selmonaj dhe Matoshaj. Për fisin e Hotit shkruan edhe i madhi Gjergj Fishta në veprën e tij madhore “Lahuta e Malcisë”: “Vjen Çun Mula, e vjen Mark Lula, njeni Hot e tjetri i Shalë – Të rrëbtë për pushkë e të urtë për fjalë”. Në të kaluarën Juniku ndahet në Lagje (mëhallë), ishin përafërsisht të gjitha fiset dhe kishin një bajrak (bajraktar) e ai ishte nga fisi Gash në lagjën Gacaferi. Më kalimin e kohës bajraku kaloi në fisin Thaç e tani kjo lagjë quhej lagjja e Bajraktarëve. Ndërsa Administrata e pare në Junik ka qenë e vendosur që nga viti 1912 e kishte në përberje 21 fshatra. Banorët e Junikut me rrethinë, që nga viti 1944, gjatë periudhës së diktaturës komuniste apo diktaturës Jugosllave, mbetën pothuajse të izoluar nga çdo zhvillim të jetës. Kanë vdekur shumë banorë nga mizorit e shtetit diktatorial serbo-jugosllav, pa një zhvillim ekonomik, social, arsimor, mjeksor, pa infrastruktur. Këta banorë që aq shumë kontribuan për liri dhe bashkim të shqipëtarve në një shtet, jo vetëm qe ishin të getoizuar, por edhe të përbuzur dhe të anashkaluar nga pushteti. Një pjesë edhe të bojkotuar e të privuar nga të drejtat elementare njerëzore. Banorve të kësaj ane dhe tërë Kosovës, ju hapën portat pas luftës se UÇK-së dhe ndihmës nga faktori nderkombëtar 1998-99, kundër okupatorit serbë. U fitua lufta dhe u çlirua Kosova e cila shpalli Pamvarsinë 17 shkurt 2008. Foto Shkelzen Rexha