[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Indira A.Hoxha; Në tymin e tankëve



Ç`më erdh lindja ime

në këtë turbullimë

Hi e pluhur të bëhet emri im

Pa të vetmen dijeni ta kem

A thu vallë lindja ime

I dha grusht të fortë botës

Apo linden edhe të tjerë pas meje

Në këtë turbullimë e tym të zi

Nuk më tmerruan tanket e armikut

Kohën kur linda unë ishte e çelikut

E dhe pse vazhduan të na tymosin

Tokën dhe njeriun tim gjer në fund

Athua vallë a e meritova unë

Këtë tymosje në kohë të lindjes sime

A do e harrojm kohën e tmerrit

Dhe ato përjetime të egërsisë

Vitet kalonin egërsira vazhdonte

Populli im i dashur të gjithë me të

Njejtat përjetime

Tanku vazhdonte me rrënime.

Tymi i tankeve me hije të zezë

A thua vallë

A ktheheni të mendoni

Që tmerrin e përjetuam ne….?!

Menu Title