[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Indira A. Hoxha: Aspekte shkenëcore për 12 fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit



Punimi i parë shkenëcor për 12 fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit.Përmbi rrjedhën e kombit shqiptar flet historia. Vjetërsia e kombit shqipëtar provohet edhe sot në shekullin XXI, nëpër të gjitha viset te lashta, ku i gjejmë të ruajtura organizimin familjar e shoqëor të tij.

Një shoqëri fisnore ku do në Europë, ende ka një shoqëri te tillë, ku ka ende gjurmë të dukshme në malet e Shqipërisë së Veriut, në Kosovë e në trevat shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni, Kosovën Lindore dhe në Pazarin e Ri. Kjo shoqëri dhe kulturë është bartur edhe në shekullin XX, kur regjimi komunist e mori pushtetin  në Shqipëri dhe  Jugosllavi, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Kosovën Lindore. Edhe në shekullin  XXI-të ekziston e vërteta e shoqërisë fisnore që ka mbijetuar në këto treva etnike shqiptare.

Mund të pyetemi pse ky sistem fisnor ka mbetuar ende dhe çfarë dim për të. Si dhe pse lindën fiset është çështje që edhe sot e kësaj dite shtron enigma para shkencës. Fisi zakonisht karakterizohet si një grup familjesh, përkatësisht vëllazërish, të bazuar në gjininë e gjakut. Rrjetën psikologjike të kësaj bashkëjetese e përbën tradita për stërgjyshin e përbashkët dhe kufijtë e përcaktuar saktësisht të territorit të fisit.

Kushtet e reja të jëtës së vendosur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të banorëve të zonës. Mbi sistemin fisnor, i cili mbështetej në lidhjen e gjakut ndërmjet njerëzve (fisi), lindi sistemi i ri me lidhje territoriale ndërmjet njerëzve. U formuan grupime të reja popullsie, të cilat shquheshin në malet tona kryesore dhe normalisht që ato do të qëndrojnë gjithmonë si një ”mish i huaj” në trupin tonë të shëndetshëm iliro-arbënor.

Nocioni “fis” përputhet plotësisht me nocionin romak “gens”, por edhe me atë gjerman “sippe”. Sipas literaturës, gens si edhe sippe kanë të parët e tyre të përbashkët dhe trashëgimia njeh fuqinë (autoritetin) atëror. Por edhe në të drejtën trashëgimore shfaqet një ngjashmëri e fisit me familjen e vjetër romake, ose gensi që zhvillohet prej saj, apo vajza që martohet jashtë gensit, ose fisit humb të drejtën e trashëgimisë. Nëse e marrim parasyesh përgjithësitë e të gjithëve në mes të Gens-it dhe Sippe-n, nëse e krahasojmë fare mirë familjen e madhe shqiptare me Sippen gjermane e më pak me Gensin romak. Familja, thotë Kanuni: është një bashkim gjymtyrësh, të cilët jetojnë nën një kulm të përbashkët. Bashkësia e disa familjeve krijon fisin, disa fise krijojnë një bajrak ose flamur. Disa flamuj të bashkuar krijojnë ata grupe fisnore të njohur me emërin “fis”, që i përgjigjen “gens” të romakëve.

Përcaktimi i tij, megjithëse jo i plotë, i qëndroi kohës. Fisi shqiptar rrjedh nga një pinjoll i lashtë mashkull. Të gjithë pasardhësit që rrjedhin nga i njëjti stërgjysh i përbashkët mashkull, pavarësisht se sa të largët janë, njihen si vëllazër e motra dhe nuk martohen ndërmjet tyre, kurse martesa jashtë fisit respektohet me rreptësi.

Deri me sot ka mbetur një zbrazëtirë e madhe e dijes dhe hulumtimit dhe të dhënave shkencore mbi fiset në trevat etnike shqiptare. Por dimë se me qindra vjet ky territor gjendej në sundimin osman, këto fise shqiptare siguronin themelet e identitetit shoqëror, të sistemit juridik vendës dhe të veprimit ushtarak. Fiset ishin të lidhura aq ngusht sa bashkimi i fisit leht mbijetonte edhe gjatë kalimit nga feja katolike në islame. Mirëpo lirisht mund themi që deri me tash nuk kemi pasur asnjë vepër të përgjithshme në të cilën janë mbledhë të dhënat për nga atë. Shtjefën Gjeçovi, shumë sipërfaqësisht përmenden dymbëdhjetë fiset shqiptare.

Kur të hulumtosh për  Etnogjenezën e  Fiseve shqiptare, nuk është e lehtë. Të gjitha të dhënat, ne si hulumtues, jemi munduar t’i zbulojmë dhe  shënojmë por edhe t’i përmbledhim. Sipas hulumtimit, është saktësuar se nuk ka një popull tjetër në Ballkan dhe më gjerë që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rrathë gjeneologjikë, qysh prej kohëve më të lashta e deri në ditët tona, si popull shqiptar. E kemi vërtetuar dhe bindur se çështja e fisit ka rëndësi të madhe në trevat shqipëtare. Me fis përmblidhen të gjitha që nga: lashtësia, fuqia, organizimi, nderi dhe virtytet e shqiptarit. Fisi për çdo shqiptar është dëshmia më e çmueshme e personalitetit të tij, e familjes së tij dhe e vëllazërisë së tij. Popullsia shqiptare, është e organizuar në grupe të vogla, të krijuara, ose në bazë të parimit të prejardhjes së përbashkët, ose në bazë të parimit më të gjerë, bashkimit vendës. Të parët përbëjnë fiset, të dytën krahinat. Fisi është sistem që ndeshet pa përjashtim në trevat e Malësisë. Gjatë udhëtimeve që i kemi bërë ne, si në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, kemi vërejtur se në shumicën e vendeve ende ekzistojnë fiset shqiptare. Të gjitha të dhënat, jemi munduar ti hulumtojmë dhe t’i shënojmë. Secila krahinë e ka parasysh fisin e vet, e ruan me kujdes gojëdhënën e trashëguar brez pas brezi. Në vijën e gjeneologjisë së meshkujve, këtë fakt e kishte vërejtur edhe Nopça, që në vitin 1903 në Curraj të Epërm, në çështjen e gjaqeve dhe brezi i tetë.

Sipas studiusit të njohur Noel Malkom, i cili thotë: “Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër për fiset shqiptare”. Kurse Xheson Toms thotë: “Organizimi fisnor shqiptar ka një rëndësi tejet të madhe për shqiptarët në dymbëdhjetë fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Edhe në kodifikimin e Kanunit trevat e tyre etnike deri në kohën bashkëhohore, por ai që tenton të studionte atë, menjëherë haste në vështirësi të shumta dhe do të shkurajohet. Sepse kjo temë ishte e ndaluar në periudhën e komunizmit, ndërsa vëzhgimet e hershme dhe raportet e udhëpërshkruesve janë të shpërndara dhe kontrakditore”.

Ky libër shkencor përpiqet ta mbushë boshllëkun e deri tashëm dhe të na paisë me të dhëna bazike të sjellë shumë e shumë informata të cilat janë burime matriale dhe të cilat janë marrë nga kujtesa kolektive e popullatës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Por për të shkruar një histori për dymbëdhjetë fiset shqipëtare gjithëpërfshirëse është shumë e vështirë dhe e pa mundur mëqë roportet e shkruara të dikurshme janë shumë sporadike. Ky libër është i bazuar në fakte të marra nga studiuesit e huaj dhe vendës, nga popullata e veçanërisht nga pleqtë që i njohin mirë fiset dhe perjardhjet e tyre fisnore. Hulumtimet dhe bisedimet janë bërë në çdo pjesë të trojeve etnike shqiptare. Këtë libër ne e vlerësojmë si një kontribut të çmuar për demistifikimin e një vendi.

Besojmë që studiuesit e sidomos lexuesit do të gjejnë në këtë punim përkatësinë fisnore të familjeve të tyre dhe historinë e dymbëdhjetë fiseve shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Menu Title