A+ A A-
BOTA PRESS

BOTA PRESS

BOTAPRESS

Joshësit më të mëdhenj të Hollywoodit

Tuesday, 08 July 2014 10:23 Published in SHOW BIZ

Meshkujt e famshëm, të pasur e të pamartuar, janë si magnet për femrat e bukura.

Më poshtë ju sjellim listën e yjeve hollivudiane, të cilët krahas talentit të tyre në profesion, kanë të përbashkët edhe argëtimin me femra.

Leonardo DiCaprio është ylli që njihet për lidhjet e tij të shumta, sidomos me manekinet.

Johnny Depp ka qenë i fejuar katër herë deri më tani, mirëpo asnjëherë nuk ka vendosur të shkojë drejt altarit.

Matthew McConaughey para se të martohej ishte një zemërthyes i vertetë.

Justin Timberlake ka një 'CV' të pasur me femra të njohura, si Britney Spears, Cameron Diaz, Scarlett Johansson etj. Tash është i martuar me Jessica Bale.

Jack Nicholson – edhe veterani i Hollywoodit bën pjesë në listën e meshkujve më joshës, pasi gjatë jetës së tij ka qenë në lidhje me shumë bukuroshe. /Telegrafi/

Scolari: Brazili do të fitojë për Neymar

Tuesday, 08 July 2014 09:51 Published in Sport

Pa Neymar e Thiago Silva shumë e shohin Brazilin një skuadër më të dobët se Gjermania por trajneri i Selesaos nuk ndan të njëjtin mendim.

Luiz Felipe Scolari siguron se skuadra e tij e ka superuar mungesën e Neymar dhe përballë Gjermanisë do të zbresë në fushë vetëm për fitore. Pa 22-vjecarin dhe kapitenin Thiago Silva  shumë njerëz e shohin Brazilin një skuadër më të dobët se Gjermania por trajneri i Selesaos nuk ndan të njëjtin mendim.

“ Është e vërtetë që Neymar është pika jonë e referimit por edhe një nga lojtarët më të mirë në botë. Megjithatë ne e kemi lënë pas mungesën e tij që në momentin që mësuam se ai nuk do të luante më në këtë Botëror. Ne jemi një skuadër që ka në përbërje edhe 22 futbollistë të tjerë dhe të gjithë do të japin maksimumin përballë Gjermanisë për të qenë në finale. Neymar deri në momentin që ishte pjesë e skuadrës e bëri punën e tij duke ndihmuar ekipin të mbrrinte deri këtu. Tani është rradha jonë ta bëjmë dicka të tillë. Gjermania më e fortë se Brazili? Nuk besoj, ata kanë një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet, megjithatë nuk mendoj se janë më të mirë se ne”.

Por në cfarë kondicioni shkon Brazili në këtë klasike të futbollit Botëror?

“ Ne kemi një grup futbollistësh që është në gjendje të mirë dhe që i ka hedhur pas problemet e ditëve të fundit. Të gjithë janë të gastshëm për të marrë për dore skuadrën. I sigurt është fakti që përballë Gjermanisë ne do të synojmë fitoren për të kënaqur tifozët tanë që na kanë mbështetur në cdo moment por edhe për Neymar”.

Fakte të çuditshme për lojtarët e Botërorit

Tuesday, 08 July 2014 09:50 Published in Sport

Disa nga lojtarët e botërorit 21014 sjellin me vete në këtë kompeticion edhe historitë e tyre të çuditshme.

Ata janë njerëz të thjeshtë me një të shkuar të zakonshme, madje shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin menduar se rrjedha e fatit do t’i kishte çuar në Kupën e Botës. Po flasim për disa nga lojtarët e botërorit 21014, të cilët sjellin me vete në këtë kompeticion edhe historitë e tyre të çuditshme.

E nisim me sulmuesin e Sevillas Carlos Bacca. Ai nuk ka pasur në plan për t’u bërë një futbollist profesionist. Në moshën 20-vjeçare, kolumbiani e shikonte të ardhmen në biznesin e peshkimit por edhe si shofer autobusi.

8-Neymar është iu vetmi futbollist brazilian që ka pozuar për faqen e parë të revistës prestigjoze, Time.

7-Mesfushori i Kamerunit, Alex Song ka një familje të madhe në vendin e tij të lindjes të përbërë nga 17 motra dhe 10 vëllezër.

6-Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren është i apasionuar edhe pas botës së modës, madje ai po punon prej vitesh edhe me firmën e tij quajtur “Rusell Broën”

5-Mesfushori i Holandës, Memphis Depay ka pasur një pasion të fshehtë për muzikën madje përpara disa kohësh, trajneri i PSV, Fred Rutten I kërkoi të zgjidhte mes profesionit të DJ dhe futbollit.

4-Zviceriani Fabian Schar është një bankier i kualifikuar që e ka nisur karrierën nga divizioni i katërt.

3-Jordi Alba është një nga të paktët futbollistë të njohur që nuk ka një patent për drejtimin e makinës. Pas publikimit të këtij lajmi, mbrojtësi spanjoll bën mirë të mos ulet në timon.

2-Vajza e Luis Suarez quhet Delphina, një emër që është anagrami ose më saktë rrjedh nga fjala “Anfield” që është edhe stadiumi i Liverpoolit.

1-Një shtëpi botuese në Spanjë ka futur në fjalorin publicistik një fjalë të re të bazuar te emri i Lionel Messit. Fjala është “Inmesionante” që në zhargonin e përditshëm do të thotë; Mënyra më perfekte për të luajtur futboll ose futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Opinione

Rreth strukturave të sigurisë kosovare

Rreth strukturave të sigurisë kosovare

  Bashkim Fazliu Migjeni   E lexova në portale se këtë javë janë mbajtur më s... Read more

Turbolenca e kohës

Turbolenca e kohës

Haki N.Bunjaku     Ka afro dy muaj që po kaloj pushimet në qytetin tim-Gjilan... Read more

Kush i kontrabandoi vrasësit në hero?

           Kush i kontrabandoi vrasësit në hero?

 Gani MEHMETAJ  Ka disa ditë që mediet shqipfolëse na vërshuan më një krim të t... Read more

Ndalohet marrja dhe shpërndarja në media, portale, pa autorizim paraprak nga BotaPress. Përdorimi i materialeve pa lejen e BotaPress është shkelje e te drejtave autoriale sipas ligjit ne fuqi mbi mbrojtjen e të drejtave autoriale.