[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët: Ja çfarë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë



Botapress 16 Shtator – “Serbët të nervozuar, dikush hyri brenda kishës në Babimoc”, ky është titulli kryesor sot nëpër mediat serbe, të cilat raportorojnë se dikush ka demoluar objektet e tyre fetare, shkruan Gazeta Metro.

Media të ndryshme në Serbi raportojnë se Kisha në fshatin Babimoc afër Obiliqit, u përdhos gjatë natës së kaluar.

Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda. Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.

Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik.

 

Menu Title