.
×

Ina Shaqiri, fotomodelja që ka idol Zotin dhe që dëshiron të bëhet mësuese e mirë (Foto)



E lindur në qytetin e Ferizajt, modelja Ina Shaqiri, kohën e saj e ndanë mes qytetit të lindjes dhe Prishtinës. Ani pse ka studiuar për edukatore, pasioni i saj mbetet moda.

Në një intervistë ajo ka shpjeguar edhe raportin e saj me filmin dhe fotografinë.  Shaqiri ka folur edhe për planet e saj në të ardhmen.

Kush është Ina jashtë fushës së modës?
Ina në përgjithësi e pëlqen modestinë, është edhe vyrtyt i imi modestia. Më pëlqen të jem me shoqëri, t’u kushtojë kohë njerëzve që i dua.

Jeni shkolluar për të qenë edukatore, ndërsa merrni me modelim, pse?
Mendoj që edukimi dhe arti kanë një kuptim të ndërsjellë, andaj i kam kombinuar këto dyja. Nuk kam studiuar për edukatore, por për mësuese.

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?
Sukses mendoj që është ajo punë për të cilën ndihesh mirë pas përfundimit të saj. Unë meqë e re kam filluar me modën, kam arritur pos të modeloj edhe të organizoj revy mode, pas të cilës kam marrë shumë komplimente.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?
Synimi im është të shohë bukuri, t’i shohë të rinjtë e të rejat, që pos të të qenurit të edukuar, të duken bukur e me stil. Andaj unë do të mundohem deri sa të kem mundësi t’i qëndroj besnike këtij hobi.

Po në raport me filmin si qëndron?
Me filmin. Besoje që më ka bërë një miniaktoreedhe atraktiviteti im. Më thonë se jam edhe pa komplekse dhe se kam elemente që janë prej aktoreje.

Çfarë marrëdhënie keni me fotografinë?
Fotografia më pëlqen shumë, kam shume sete fotosh që e shohë shpesh veten, dhe të them sinqerisht më pëlqejnë shumë.

A i kushtoni kohë leximit?

Lexoj ndonje roman, mësimet e të cilit mundhem që t’i nxjerrë, dhe atë që është e mirë ta prakitkoj në jetë. Pasi edhe kam studiuar Edukimin më janë bërë të domosdoshme t’i lexoj romanet.

Keni ndonjë idol?

Idol e kam vetëm Zotin. Njerëzit kanë të gjithë veçoritë e tyre, por e di që çdo njeri është i veçantë, dhe nuk kemi nevojë të kemi një idol kur kemi veten model.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal për mua ështe ai mashkull të cilit mund t’i them shok, të jemi të lirë me njëri- tjetrin, se pari kolegë, të kuptohemi,  dhe më pas partnerë që të kalojmë pjesën e jetës aq sa është e caktuar.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Plani im për të ardhmen është të bëhem një mësuese e mirë për nxënësit e mi, gjithashtu të jem në skenë të artit, ngase më pëlqen të shohë bukur.

 

10672205_378933068920631_5500562083594152980_n10583913_360655260748412_5945579564268164962_n10700702_740403986006976_2561233131021656433_o10641150_397540627063331_6848558729276835819_n10734123_397542040396523_8269907107867415642_n10873394_10204840897956074_7646251851743311675_o10887218_839077736135428_847444588855177723_o 10885237_10204857528891837_5969435318386452247_n10885237_10204857528891837_5969435318386452247_n