[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

IKSHPK ka një thirrje për qytetarët



IKSHPK përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka apeluar qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar, gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Në këtë njoftim thuhet se qytetarët për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.Derisa ky institute ka dhënë edhe disa rekomandime.

Ky është njoftimi i plotë:Qytetarë të nderuar!Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!Këtë verë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.MOS HANI USHQIM KUDO!PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Menu Title