.
×

Identifikohen kosovari 26-vjeçar dhe vajza e tij që ndërruan jetë në Gjermani



Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën dhe është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Kosovari 26-vjeçar është identifikuar. Ai është Valon Memaj nga Deçani, ndërkaq vajza e tij 4-vjeçare që po ashtu ndërroi jetë është L.M.