.
×

Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh: Të ndalet, për t’i ndaluar efektet e saja të dëmshme, për të ardhmen e vendit



Adelina Mexhuani- Botapress – Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë temë aktuale në Kosovë, fjalë kjo  që së pari është ndëgjuar nga presidenti  i vendit Hashim Thaçi i cili tani nuk po gjenë mbështetjen e shumë vendeve  evropiane.

Gjithashtu zyrtarë të shumtë në vend kanë dalë kundër  kësaj ideje, e veqanërisht kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ku sipas tij kjo ide tani ka vdekur.

Mirëpo, korrigjim i kufijve është vërtet kështu, se vetëm do të ketë rishikim të kufijve apo është zëvendësuar kjo fjalë nga presidenti Hashim Thaçi në vendë të fjalës demarkacion siç  ndodhi me shtetin fqinjë Malin e Zi, me qëllim që t’i zbusë zërat kundërshtues, e  që nuk munguan aspak përgjatë miratimit të  demarkacionit.

E për këtë çështje Botapress ka  realizuar një anketë, drejtuar qytetarëve të Kosovës, se si e komentojn ata idenë e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh, se a do të humbë Kosova territor  apo do të fitoj,  ku nga të dhënat  e anketes,   76 % e të anketuarëve janë përgjigjur se Kosova do të humbë territor, përderisa 26% e të anketuarëve mendojnë se Kosova me korrigjim kufijsh do të fitoj territor. Kështu në bazë të përqindjes, sipas qytetarëve nuk duhet të ndodhë një korrigjim i till, nga i cili Kosova humbë territor.

Për të diskutuar  rreth kësaj çështje  më tej,  Botapress, ka kontaktuar edhe analistin Faton Abdullahu, ku sipas tij kjo ide vetëm sa ka shkaktuar brengë dhe përçarje.

Abdullah- “Në kohën kur duhet të jemi unik dhe të hyjmë në fazën finale të dialogut me Serbinë për të përfituar sa më shumë, ideja e Presidentit aktual për korigjimin e kufijve ka determinuar konfuzitet, brengë dhe përçarje”,  shpreh ai për Botapress.

Po ashtu Abdullahu tha  se  propozimi për të ashtuquajturin korigjim të kufirit i ka lëkundër marrëdhënjet tona me shtetet mike. Ka mospajtime edhe ndërmjet tyre për këtë çështje dhe kjo ndodhë për herë të parë që nga përfundimi i luftës. Ka përçarje dhe mospajtime edhe ndër pushtetarët aktual, me ç’rast përdoret gjuhë ofenduese dhe mendësia konfliktuoze po stërkeqet duke harruar problemt e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

Ai vazhdoi tutje se kjo ide duhe të ndalet urgjentisht për t’i ndaluar efektet e saja të dëmshme që mund të jenë të pariparueshme për integritetin, sovranitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. E vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë të keqe janë zgjedhjet. Me zgjedhje do të përmbyset ky realitet, ku pakica përpiqet të bëjë politik pa legjitimitet dhe ku nga kjo pamundësi anashkalohet Kuvendi i Kosovës dhe pushteti me shtetin gjithnjë e më shumë kaojnë tek Presidenti duke e shkelur kështu Kushtetutën dhe duke e kthyer këtë shtet gjthnjë e më shumë në autokraci.. raporton Botapress.