.
×

Ibrahim Matoshi vazhdon të mbahet nga policia serbe në Vranjë



 

Policia kufitare serbe ka arrestuar dje Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman. Matoshi që është arrestuar dje në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë po vazhdon të mbahet nga policia serbe.

Familjarët e Matoshit kanë thënë për Klan Kosovën se i afërmi i tyre po vazhdon të mbahet në Vranjë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi

“Ne akoma zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë informacion për arsyen e arrestimit”, ka thënë Musli Matoshi, vëllai i Ibrahim Matoshit.

“Tashmë avokati ynë po merret me këtë çështje, ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me ambasadën gjermane sikurse në Kosovë poashtu edhe në Beograd si dhe me të gjitha institucionet tjera relevenate”.

Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës kishte hyrë në Kosovë./BP/