.
×

Ibra: Mou, trajner unik dhe inteligjent



Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Jose Mourinho është trajneri më inteligjent me të cilin ka punuar. Suedezi ka luajtur me disa trajnerë me nam gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Fabio Capellon dhe Pep Guardiolan, por 33-vjeçari mendon se asnjëri nuk i afrohet portugezit për mençuri.

“Mourinho është shumë inteligjent. Ai e trajton secilin ndryshe. Di si t’i trajtojë njerëzit individualisht për të nxjerrë maksimumin prej tyre”-tha Ibrahimoviç.

“Ai është trajneri më inteligjent me të cilin kam punuar për mënyrën si u qaset lojtarëve dhe si ‘manipulon’ – është fjalë e gabuar – por si i pompon ata”, ka deklaruar Ibra.