.
×

I tregoi organin gjenital në video 15-vjeçares, ja çfarë shkruante në Facebook polici maniak pasi e kthyen në detyrë



Ditën e djeshme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeçareje. Videoja shokuese ku polici i Policisë së Shqipërisë luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ajo ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka deklaruar se në emër të Bajrakurtit nuk është bërë një denoncim për ngacmim seksual duke hedhur poshtë dëshminë e nënës së vajzës.

Efektivi ishte liruar nga detyra më herët për t’u rikthyer më pas në vitin 2013.

Në rrjetet sociale, ku paraqitej tejet aktiv ai shkruante se është në drejtimin e duhur, slogani i PS gjatë fushatës elektorale.