.
×

I riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë



 

Një ngjarje e rënda ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shqiptar është përplasur për vdekje në Greqi.

 

Blerim Qarri nga Hasi, u përplas për vdekje nga një makinë në Santorini.

 

Ai mësohet se ishte i fejuar, ndërsa jetonte në Has me nënën dhe tre motrat, pasi babai i kishte vdekur 5 vite më parë.

 

Lidhur me këtë ngjarje, policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.