.
×

I nxorën vëllanë nga skena në Dubravë, reagon motra e Shefqet Kabashit: O gjakpirës



Shefqet Kabashi, i mbijetuar nga masakra në burgun e Dubravës dhe ish-dëshmitar gjatë gjykimit të Ramush Haradinajt në Hagë, sot gjatë një ceremonie në Dubravë, ka dalë në skenë dhe ka ofenduar Hajredin Kuqin, Nait Hasanin dhe të tjerë.

Motra e tij, Drita Kabashi, ka reaguar pasi Gazeta Express publikoi videon kur Kabashi u tërhoq nga skena në sy të kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe pjesëmarrësve të tjerë.

“OGjakpirsa jeni msu ju me By…… Lepisa se Shefqet Kabashin skeni mujt kurr me shti me shkel Mbi Gjakun e Deshmoreve o Hiena e Shkaterrimtar te Kosoves e te giithe Popullit”, ka shkruar motra e Kabashit.

Sot në përkujtimin e masakrës së Dubravës, Kabashi doli në skenë dhe fliste e ofendonte zyrtarët e lartë shtetërorë.

Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin, madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

“Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh me forcë të largoj, hiqe këndej qiteni jashtë”, tha ai.