.
×

I ndodh Premierligës, pas 19 viteve, dhe është e vetmja



Një fakt interesant është regjistruar në ligën më atraktive të futbollit, Premierligën, në fund të këtij viti.
Elita e futbollit anglez, po përfundon pjesën e parë të sezonit, pa asnjë trajner të shkarkuar, gjë që nuk kishte ndodhur në Premierligë, që nga viti i largët 1995.

Një vit më parë deri në këtë periudhë kishin humbur punën katër trajnerë, Martin Jol i Fulham, Steve Clarke i West Bromwic dhe Villas Boas i Tottenham.

Asnjë klub nuk e sheh veten në emergjencë aq sa për të shkarkuar trajnerin, ndërsa emra të tillë se Wenger apo Rodgers, që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë në këtë sezon me rezultatet te Arsenali dhe Liverpooli, kanë krijuar një reputacion gjatë karrierës së tyre që i step drejtuesit e këtyre skuadrave për t’i shkarkuar.

Nëse shohim ligat më të forta të Evropës, Premierliga për këtë vit, mbetet e vetmja ligë, që po përfundon këtë gjysmë sezon pa asnjë shkarkim të trajnerëve.