[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I mbështjelli veturën me të zezë vetëm pse i bllokoi rrugën



Një person i inatosur i mbështjelli një fqinjës veturën me të rezë sepse i bllokoi rrugën.Një burrë veproi çuditshëm ndaj një fqinjës duke e mbështjellur makinën e saj me të zeza, pasi ajo e parkoi veturën jashtë rrugës së tij për më shumë se një ditë, transmetoi lajmi.net.

Tobe Bailey, 49-vjeçar, është lodhur aq shumë saqë ai ndërmori një veprim drastik duke përdorur mbështjellësin plastik për të mbuluar veturën e saj pothuajse plotësisht.

Pavarësisht supozimeve të tij, pronarja e makinës së mbështjellë ishte një fqinje e re, një grua që ishte zhvendosur dy dyer më poshtë.

Për fat të mirë ajo kërkoi falje dhe e kuptoi veprimin e fqinjit. Për të ishte një veprim qesharak dhe i premtoi që nuk do ta lë më veturën e saj në atë mënyrë që ti bllokojë rrugën.

 

Menu Title