.
×

I kërkuar ndërkombëtarisht, kapet pas 7 vitesh shqiptari



Një shqiptar 29-vjeçar në kërkim ndërkombëtar u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policët grekë të seksionit Evrotas.

Sipas policisë, 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer me 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu, sipas policisë, 29-vjeçari shqiptar tashmë i arrestuar ndodhej në Greqi i paligjshëm, pa dokumente. Pas arrestimit, 29 vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.