.
×

I jepet lamtumira e fundit Sefa Kayas



Sot në Stamboll iu dha lamtumira e fundit Sefa Kayas. Të shtunën, menaxheri i këngëtarit kosovar, Azet, ka ndërruar jetë pas një vetëaksidenti.

Gjithçka ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së. Vdekja e tij ka prekur shumë njerëz por më së shumti familjarët dhe vetë Azetin i cili e kishte edhe menaxher.

Sefa u varros sot në Stamboll, aty ku u mbajt edhe ceremonia mortore. Fotografi nga momenti i dhimbshëm janë publikuar në rrjete sociale.

Një prej të cilave e ka ndarë me ndjekësit Ilir Balija, menaxheri i këngëtares Dhurata Dora.

Sefa Kayan e ka kujtuar sot edhe këngëtari Azet nëpërmjet një fotografie të publikuar pranë të cilës ka shkruar: Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, Sefa mbret Kaya./