[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I emëruari anëtar bordi nga Kurti ishte pezulluar nga puna në Forca e Sigurisë e Kosovës



 

Botapress, 10 Prill – Qeveria e Albin Kurtit ka emëruar anëtar bordi në një ndërmarrje publike një person që në të kaluarën ishte ndëshkuar me masa disiplinore në punë. Bëhet fjalë për Kujtim Shalën, i cili, sa kishte qenë pjesë e ekipit të IT’së në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishte gjetur fajtor për parregullsi.
E kaluara e Shalës, i emëruar anëtar bordi në Postën e Kosovës, nuk është paraqitur në CV’në e tij, kur emri i tij ishte dorëzuar në qeverinë e Albin Kurtit, raporton Kallxo.com.
Por, në dosjen e Shalës, në Ministrinë e Mbrojtjes, raportohet se figuron se ai ishte pezulluar nga puna për dy muaj, e më pas paga e tij ishte zvogëluar për 3 muaj, pasi komisioni kishte konstatuar shkelje gjatë punës.
Informacioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Në të kaluarën, Kujtim Shala nga Bordi Disiplinor i ministrisë, më saktë me 17.05.2013, ka marrë masë sanksionuse, pezullim i ushtrimit të detyrës për dy muaj dhe me ndalimin e 1/3 së pagës mujore”, thuhet në konfirmimin e zyrës për media.
Edhe vetë Shala ka pranuar se është pezulluar nga puna në vitin 2013. Por, ai ka thënë se suspendimi i tij nuk paraqet ndonjë problem për emërimin e tij në bordin e Postës së Kosovës.
Nga Qeveria e Kosovës nuk janë deklaruar rreth rastit të Shalës.

Menu Title