[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hyseni tregon pse bisedoi në telefon me Grenellin



Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se nuk ka pasur mundësi të takohet me emisarin amerikan, Richard Grenell në SHBA, pasi që ky i fundit ndodhej në Kaliforni e jo në Washington.

Kështu ka bërë të ditur vet Hyseni sonte në një intervistë për “Rubikon”, ku ndër të tjera shtoi se janë qesharake reagimet për bisedën e tij me Grenell, në telefon.

“Është qesharake. Për keqardhje. Në rend të parë, nuk kam shkuar në Washington për ta takuar ambasadorin Grenell, i cili është në Kaliforni, që ka distancë mes Washington e Kaliforni.”, tha Hyseni, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera ai shtoi se nuk ka shkuar në SHBA për takim me Grenell, por se ky i fundit i kërkoi falje që nuk ndodhej në Washington dhe kërkoi të bisedojnë përmes telefonit.

“Nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell, ai ka qenë në dijeni që jam në SHBA ato ditë, dhe ka kërkuar falje që nuk do të mund të jetë ato ditë, por më ka shkruar dhe më ka lutur të bisedojmë në telefon.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, Hyseni gjatë së hënës ka qëndruar në SHBA ku është takuar me zyrtarë shtetëror si Mathew Palmer.

Vizita e tij në SHBA vjen pas asaj në Bruksel, ku të dyja u organizuar për të diskutuar rreth vazhdimit të dialogun me Serbinë dhe marrëveshjes së mundshme përfundimtare./

Menu Title