[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hyseni injoron largimin e Osmanit: Sendi i fundit që më bie në mend është të komentoj për të



Deklaratat e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, se ka përfunduar gjithçka me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i ka injoruar anëtari i kryesisë së kësaj partie,.

Skender Hyseni, në një bisedë për GazetaBlic, ka thënë se gjëja e fundit që atij i shkon ndër mend është të komentojë largimin e Vjosa Osmanit.“Gjëja e fundit që më shkon ndër mend me komentu është kjo çështje”, tha Hyseni

Menjëherë pas deklaratës së Osmanit se do të largohet nga LDK, kanë ardhur reagimet nga zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike.Nënkryetari i parë, Agim Veliu, ka thënë se Vjosa Osmani që një kohë të gjatë ka punuar kundër Lidhjes Demokratike, duke shtuar se ajo nuk do mund ta ndajë këtë parti.Haki Rugova, i ka thënë Vjosa Osmanit: Rruga e mbarë të qoftë.

E më i rezervuar në deklarime ka qenë nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është përfolur si njëri ndër personat që do bashkohen në iniciativën e Vjosa Osmanit.

Menu Title