.
×

Hysen Ibrahimi, aktivisti i palodhshëm që mban gjallë frymën rugoviane në diasporë



Njeriu që njihet si urëlidhës në mes të atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetojnë sot në Suedi është Kryetari i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi Hysen Ibrahimi. Me përkushtimin e tij prej një aktivistit të dalluar dhe shumë energjik,këtu kreu dhe kryen shumë punë të çështjes kombëtar duke tubuar për rreth vetës shumë patriotë ,poetë , të dalluar që në mendje dhe zemër e kanë atdheun,traditën,kulturën dhe bukuritë natyrore të tij!

Hyseni rrjedhë nga një familje atdhetare që gjatë historisë stërgjyshët dhe gjyshërit e  kësaj familje kishin sakrifikuar jetën për trojet etnike të Dardanisë që kishin për qëllim Bashkimin e saj më Nënë Shqipërinë.

Nga familja e tij dha jetën edhe vëllau Isak Ibrahimi në protestat e vitit 2004 në fshatin Qabër që u mbytën dy fëmijë në lumë, duke lënë katër fëmijë jetim me një porosi që ata ta vazhdojnë rrugën e babait deri në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë! Hyseni si detyrë patriotike që ia parashtroi vetës këtu në Suedi është ” Thesari Kombëtar ” 1,2,3 dhe i katërti në përfundim e sipër që ngërthejnë në brendësinë e tyre punën dhe kontributin njëzet e tri vjeçarë të bashkatdhetarëve tanë që emigruan në Suedi në fillim të viteve nëntëdhjeta, që i kishin vënë vetës obligim patriotik për ta ndihmuar atdheun me para për të vazhduar mësimi nëpër shkollat paralele që i kishte formuar Qeveria e Presidentit Rugova dhe njëherit mbledhjen e parave për çlirimin e atdheut dhe nëvojat e popullit të Kosovës për t´u mos u gjunjëzuar para armikut siq shihej atëherë që monedha jugosllave kishte mbetur pa asnjë vlerë dhe armiku nuk mundte ta mbante vetën gjallë në krahasim me shqiptarët që si monedhë kishin markën Gjermane. Ato para që jepeshin për atdhe kishin për qëllim që ta furnizonin ushtrinë çlirimtare nën udhëheqjën e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. Ideologjia e Rugovës i bashkoi shqiptarët si askush më parë gjatë historisë dhe kishin për qëllim çlirimin e vendit dhe bashkimin e tij me Nënë Shqipërinë. Tash, Hyseni organizon tubime madhështore në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi duke bërë promovimët e librave të shkrimtarëve për çdo vit në bashkpunim me Sofrën Poetike që drejtohet nga Profesor Sokol Demaku në Borås të Suedisë! Këta dy patriot të shquar mbledhin bashkatdhetarët dhe e mbajnë të gjallë kulturën shqiptare larg atdheut, duke organizuar përkujtimet çdo vit që mbahën për Presidentin Rugova dhe organizojnë aktivitete dhe programe muzikore – festive për Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës duke uruar që sa më parë të bëhët Bashkimi Kombëtarë!

Poezi kushtuar Thesarit të kombit!

Ai thoshte, mbrëmë së bashku,
me të dashurit e mi,
në banesën ku jetoi,
veten në endërr e kam pa,
duke e shkruar me gëzim e dashuri,
për të dashurit bashkatdhetarë,
Thesarin Kombëtar lotët e mallit,
prej syve më kanë dalë!

Mbrëmë të gjithë shqiptarët,
këtu në Suedi,
ëmbël më kanë buzëqeshur,
e unë, etshëm kam bredhë këtu,
nëper këto gjelbrime,
duke menduar si ta shkruaj,
Thesarin e bukur Kombëtar.

Ai njeri në vete kishte një krenari,
dhe ishte udhëtar,
në mbledhjen e atij të bukuri Thesar.

Ai kishte një lumë,
gëzimesh e durimesh,
nëpër dashuri e shpresash,
si ta mblidhte Thesarin,
dhe ta botonte në tri libra.

Librat në tri pjesë,
prore flasin e flasin,
edhe për emrin tim,
edhe për emrat e të tjerëve.

Ai për hir të dashurisë tonë,
edhe për dashurinë e vetes,
edhe për mall që ndijente këtu,
për këtë gjeneratë,
i hyri punës të mundimshme,
ta shkruajë si testament,
këtë Thesar.

Hjeshia më e bukur,
në fytyrat e tyre,
është buzëqeshja e ëmbël,
rreze shpirti kurorë,
kur i buzëqeshin njëri – tjetrit,
plot gëzim e dashuri,
me ylber e rreze të arta dielli,
kur thonë të lumt ne,
PËR THESARIN TONË KOMBËTAR!

Nuha Zullufi – Suedi

Poezi kushtuar: Isak Ibrahimit!

Dardani e dashur,përse po qan?
Birin më të mirë në Qabër,
pas pesë viteve LIRI,
katilat e zi ma vranë!

E linda e rrita,
me plot dashuri,
në demostratat e 2004 – tës,
kundër dhunës që në Qabër,
çetnikët i vranë dy fëmijë,
atë ma vranë korbat e zi!

Mos qaj, Dardani,
mos qaj, o nënë,
që të bashkohesh ti,
me Shqipërinë,
ai jetën e ka dhënë.

Para së të vdiste,
një amanet na e ka lënë,
punoni për Dardanin, o vëllëzer,
dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ç´ka sot blerimi që digjet zjarr,
ruajani Isakut; Liridonën, Liridonin,
Arianitin dhe Kreshnikun,
se ai për këtë tokë,
më 17 Mars 2004, ra dëshmor,
nga plumbat e gjakpirësve tradhëtarë!

Ai s´qenka vdekur,
ai s´qenka shuar,
sepse la pas vetes,
një vajzë e tre djem,
që amanetin e babait,
deri në bashkimin e Dardanisë,
me nënën Shqipëri,
ata ditë e natë, kurrë pa ndalë,
do të punojnë!

Ja, zëri i tyre,
anembanë le të jehon,
Kosova martire,
drejt bashkimit kombëtar po shkon!

Nuha Zullufi – Suedi