.
×

Humbja e 19 milionë eurove, asgjë karshi dëmeve nga ndërtimi i ‘Kosovës së re’



Kosova do të detyrohet t’ia paguajë “Contour Global”-it 19 milionë euro në rast se kjo marrëveshje dështon të ratifikohet në Kuvend. Me gjithë këtë, shoqëria civile vlerëson se për Kosovën është më mirë të ndodhë ky skenar sesa ndërtimi i termocentralit

Marrëveshja me “Contour Global”-in për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, e nënshkruar më 20 dhjetor të vitit 2017, ka pak gjasa të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Sipas tyre, nëse nuk arrihen 81 votat për ta kaluar këtë marrëveshje Kosova i detyrohet kompanisë “Contour Global” 19 milionë euro. Mirëpo ata kanë konsideruar se për Kosovën ky dëm është më i pranueshëm sesa dëmi që do të shkaktohej me ndërtimin e termocentralit, shkruan Zëri.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka për gazetën “Zëri” ka thënë se negociatat për ndërtimin e termocentralit janë në fazën përfundimtare. Sipas tij, ndërtimi i termocentralit “Kosova e re” pritet të nisë në 6-mujorin e parë të 2020-s.