[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Humbin jetën 3 persona nga Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve



Botapress 10 Korrik – Në 24 orët e fundit në Kosovë tre pacientë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 97 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Aty gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet, të mbajnë maska, distancën dhe higjenën e duarve.

“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në vend janë 2.259 raste aktive.

Menu Title