.
×

Humb jetën si pasojë e stresit, kolegët: Profesorët i rrëzojnë studentët për pikën e qejfit



 

Pas vdekjes së studentit të mjekësisë, Senati ka një kërkesë për profesorët. Leutrim Gjini, 23-vjeçar nga Suhareka, studenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vdekur të hënën pasdite, pas një ataku në zemër.

Kjo shkaktoi reagime të shumta e në mesin e atyre padyshim edhe nga kolegët që u prekën shumë nga ky rast. Njëri ndër ta përmes një postimi të bërë theksoi se është lajmi më i keq që ka marrë, lajm i cili më përfshiu edhe atë, se një ditë edhe ai do jetë viktimë, sepse studentët janë mjete për shfryrjen e mllefeve të jetës personale të profesorëve e profesoreshave, e sidomos asistentëve në praktikë.

“Katedra e Gjinekologjisë, janë katedra më e rëndë e cila ka urdhër nga profesori që asnjëherë ma shumë se 5 studentë prej 200 mos me i kalu, ku studentët kanë stres psikik të rëndë, e nëse shkojnë 5 gati se të gjithë janë djem e vajza bien, ose më mirë me thënë i rrzojnë me pikën e qefit”, shkruhet në postim.

Ai gjithashtu bëri të ditur se dje në provimin praktik të Gjinekologjisë, studenti i mjekësisë, kolegu im, nuk mundi ta përballojë stresin psikik dhe sipas informatave ra në gjendje shoku, ku më pas rreth mesnatës veçse u nda nga jeta.

“Me këtë postim i kisha lut të gjithë prindit, familjarët, profesorët që ta dinë kufirin se deri ku duhet me ushtru presion në fëmiun tënd, në familjarin tënd, në studentin tënd. Nuk quhesh mjek kur t’i u banë përgjegjës që studenti të vdes nga tortura psikike. Ngushëllime familjes Gjini”, përfundon postimi./BP/