.
×

Humb jetën një kosovar në plazhin e Durrësit



Botapress19 Korrik-Një kosovar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit në mesditën e sotme. Indeksonline mëson se një mashkull i moshës rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në bregdet.

Nga dyshimet e para, thuhet se kosovari ka pësuar infarkt gjersa po lahej në det. Trupi i pa jetë është gjetur në bregdet afër pistës Kosova.

Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit.