[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Humb jetën një 47-vjeçar në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori



 

Një 47-vjeçar ka vdekur derisa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës. Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.  “Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, viktima dyshohet se ishte duke punuar në parkun e energjisë me erë i cili po ndërtohet në Bajgorë.

Ndryshe, parku i energjisë me erë, të cilit iu dha statusi i Investitorit Strategjik të Repubikës së Kosovës në shkurt të vitit 2019, është një projekt i përbashkët i financuar nga investitorët gjermanë, izraelitë dhe kosovarë.

 

Menu Title