[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Humb jetën i riu si pasojë e aksidentit, në rrugën Prizren – Gjakovë



Ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person i moshës së re, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Një veturë Mercedes, një traktor dhe një kamionetë janë përplasur ndërmjet vete. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta, ndërsa ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te përplasja e tre automjeteve ndërmjet vete.

Gazet ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes

Menu Title