[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Humb jetën edhe kosovari i katërt në aksidentin në Gjermani



Botapress 17 Tetor – Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar para pak çastesh se ka ndërruar jetë edhe personi i katërt i familjes Krasniqi nga Ferizaj, të cilët mbrëmë u përfshinë në një aksident në Gjermani teksa po udhëtonin drejt Zvicrës.

Të premten për Express, policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

Menu Title