.
×

Humb jetën 9-vjeçari nga Kosova në Angli



Botapress 26 Maj- Një 9- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi një dollap e zuri poshtë në një klub noti në një shkollë në Essex, Angli. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ndërsa Leo Latifi, nga Kosova u dërgua në spital ku më vonë humbi jetën.

Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap i cili më pas i ra sipër. Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e 9-vjeçarit, në klasën e katërt.

“Leo ishte një shkëndijë në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçoi klasën dhe sytë e tij të blu na bënë të gjithë të buzëqeshim. Ai ishte një shkencëtar i zjarrtë”, ka thënë ajo, shkruan BBC.